Ambasadori i BE-së në Shkup, Avio Orav, është shprehur se përfaqësuesit evropianë janë nën kërcënim, pavarësisht se i duan të mirën Maqedonisë dhe mundohen të zgjidhin krizën e vendit.
“Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë sepse jeni shtet kandidat, por tashmë ka filluar një fushatë negative kundër ndërmjetësve të BE-së. Madje, ndaj vetë komisionerit Hahn, si dhe ekspertit të tij këtu në Shkup, ambasadorit Vonhojte. Kërcënimet janë rritur deri aty sa jemi detyruar të rrisim edhe masat e sigurisë”, ka thënë Orav në një paraqitje në Kuvend.
Edhe në shumë media maqedonase është kritikuar ashpër qëndrimi i komisionerit Hahn lidhur me krizën politike./tesheshi.com/