Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe i ka dorëzuar ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ballkanik të Londrës, duke i bëri të ditur njëhereësh se Kosova është ftuar si shtet dhe nuk do të ketë problem të tërheqjes së protokollit.
Daçiç, siç thekson B92, nuk e ka kundërshtuar por ka pranuar ftesën.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e MPJ-së serbe,
Keefe dorëzoi zyrtarisht ftesën nga sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson dhe ka kërkuar konfirmimin e pjesëmarrjes nga Beogradi zyrtar.
Samiti, i cili do të mbahet në Londër, 9-10 korrik, si pjesë e Procesit të Berlinit, u themelua si një iniciativë joformale nga kancelarja gjermane Angela Merkel në gusht 2014. /tesheshi.com/