Njeriu që pret të jetë kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë së fundi një shpjegim tw shkurtër në lidhje me një temë të nxehtë; atë mbi shaminë.
Në një intervistë për emisionin Opinion, Blendi Fevziu e pyet për “flirtin” me, siç i quan, “me islamikët”.
Fevziu e cek një detaj që quhet “ligji për mbajtjen e shamive”, por që në fakt një ligj i tillë në Kosovë nuk ekziston.
Por Kurti u përgjigj se partia e qëndrimi i tij politik nuk është për të vënë ligj për përdorimin apo mospërdorimin e shamisë, por është kundër ligjit që ndalon mbajtjen e shamive.
“Pra, jam kundër ndalimit të shamive në shkolla”, u përgjigj Kurti. “Ne nuk bëjmë ligj kundër ndalimit. Është çështje e të drejtave elementare njerëzore. Nuk duam probleme me Gjykatën e Strasburgut, do ta humbisnim këtë betejë”, i kundërpërgjigjet Kurti Fevziut.
Ai thotë se ka bindjen se këto janë probleme të shekullit të kaluar, dhe se duhen kujtuar fjalët e poetit shqiptar Ervin Hatibi, i cili lidhur me këto qëndrime thotë se “nuk do të duhej të merremi me probleme rrobaqepësie”. /tesheshi.com/