Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua në parim Projektligji për Buxhetin 2016, protestuesit sërish janë përleshur me Policinë e Kosovës.
Policia aktualisht është duke krijuar kordone të reja në mënyrë që të pengohen qytetarët për t’iu afruar Kuvendit.
Në pamjet e publikuara nga mediat vendore shihet deputeti i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti, duke u përleshur fizikisht me policinë.
VV përmes një kumtese konfirmon konfrontimin mes Kurtit dhe policisë.
“Policia sapo ka rrahur brutalisht deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, duke provuar ta arrestojnë atë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /tesheshi.com/