Ish-vetëvendosësit kanë akuzuar kryeministrin në pritje Albin Kurti, se qëllimisht vonon krijimin e qeverisë.
Sipas një prej ish-zërave femërore më të dalluar dikur nën siglën e VV-së, sot në PSD, Shqipe Pantina, Albin Kurti është i detyruar që si kryemnistër që të “lëpijë ato që ka pështyrë”.
“VV në këtë rast, Kurti si i pari mandatar nuk është gati me marrë përgjegjësi, për faktin se ai e ka kundërshtuar çfarëdo lloj zgjidhje me Serbinë, e propozuar nga ndërkombëtarët, pra nuk është gati me pranu një zgjidhje që e ka kundërshtuar me vite”, ka deklaruar ajo.
“S’është problem pozita e presidentit, por mosgatishmëria e tyre për ta formuar qeverinë të cilën e presin vendime të vështira, ku më e rëndësishmja është marrëveshja me Serbinë”, theksoi ajo.
Deklaratat e saj u bënë pas një takimi të Partisë Social Demokrate, “streha e re” e të ikurve nga Albin Kurti, ku veçojnë Shpend Ahmeti, Frashër Krasnqi, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Dardan Molliqaj, ky i fundit i zgjedhur kryetar. Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja, edhe pse në aleancë me AAK, shënoi një rezultat mjaft të dobët. /tesheshi.com/