Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

by te Sheshi
18/11/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Alarmi në Hanover: tashmë gjermanët ndjehen nën shënjestër, as kancelarja Merkel nuk i garanton dot

Deri në orët e vona të një nate më parë, revistat televizive kanë përsëritur se “evakuuimi ka kaluar qetësisht”; nevoja gjermane për rregull është imponuar edhe në ethet e një atentati të mundshëm në stadiumin e Hanoverit, kur policia pasi kishte marrë njoftime konkrete për një sulm kamikaz, largoi gjithë njerëzit. Ndërsa ministri i Brendshëm,

Thomas De Maizière u shfaq me pak lajme, por i vendosur gjatë konferencës për shtyp të thirrur në nxitimin e momentit, me gjysmën e qeverisë gjermane të mbledhur me alarm në Berlin. “Lufta ndaj terrorizmit kërkon unitet, jo zënka. Rreziku është i madh, për Europën dhe Gjermaninë, këtë e them prej kohësh”, deklaroi ministri i Brendshëm.

De Maizière nuk ka rrëfyer shumë detaje, por vetëm sa ka saktësuar burimin e të dhënave për atentatin që sipas “Spiegel”, vinte nga shërbimet sekrete franceze.hanover 1

Niveli i alarmit në Gjermani është shumë i lartë. Qeveria gjermane e mbledhur me urgjencë ka biseduar për masat që duheshin marrë, ndërsa ministri i Brendshëm ka kërkuar me forcë anulimin e ndeshjes, “pas shumë të dhënave që ishin mbledhur gjatë pjesës së parë”.

Një goditje e tmerrshme për Merkel

Për kancelaren Merkel është një goditje e tmerrshme. Ajo ka këmbëngulur për një strategji “normaliteti”. Një ditë pas tragjedisë së Parisit, kancelarja kishte thënë se do të merrte pjesë në ndeshje vetë personalisht me gjysmën e kabinetit qeveritar, pikërisht për të mos dhënë përshtypjen e panikut dhe të frikësimit nga terrorizmi.

Shumë ankth i mbajtur për të mos e shfaqur në mënyrë simbolike përballë terroristëve, ndërsa aleatja më e afërt e Gjermanisë, Franca i deklaronte luftë ISIS-it.

Por kjo zgjati e shumta deri në mbrëmjen e së martës, e tashmë është mëse e qartë se edhe Gjermania ndodhet në shenjëster. Për momentin, ama, nga të dhënat që u shfaqën në samitin e ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, strategjia është ajo e mposhtjes së panikut, me gjeste të tilla si pjesëmarrja në ndeshjet miqësore të futbollit, përfshirja në impenjime normale, sidomos ushtarake.

Merkel, jo rastësisht, nuk ka folur asnjëherë gjatë këtyre ditëve për “luftë”, në kontrast me presidentin francez, François Hollande e madje edhe me presidentin e Republikës së Gjermanisë, Gauck. Ajo ka treguar kujdes, jo vetëm në deklarata, gjë që e vendos më shumë në sintoni me kryeministrin italian Matteo Renzi sesa me aleatin e saj më të ngushtë francez.

E vërteta duket të jetë në ruajtjen e ballancave diplomatike. Në rrethet e larta pranë kancelares, dikush ka folur për ankthin e shprehur nga Renzi në lidhje me një afërsi mes kancelares Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin në samitin e G20 në Antalja. Gjermanët më të kujdesshëm, janë duke pritur pikën e kolapsit mes Moskës dhe Uashingtoni në marrëdhëniet e ndera mes tyre për të marrë krahë, në njërën apo tjetrën anë.

Gjermanët po presin thonë analistët, që gjërat të zhvillohen, e kanë mbështetur idenë, si gjithmonë, se pa Rusinë dhe Iranin në bisedimet për Sirinë nuk mund të shkohet kurrkund.

Gjermania, si u pohua nga samiti i ministrave të Brendshëm të BE-së, ku Franca paraqiti kërkesën zyrtare për ndihmë nga blloku, do të garantojë një angazhim ushtarak në Mali dhe do të vijojë mbështetjen ndaj kurdëve. Por vetëm kaq.

Pendesa për Gedafin

Burime të brendshme thonë për shtypin gjerman se Merkel madje, ka ndryshuar mendim për Gedafin, i përshkruar deri pak kohë më parë si një diktator gjakatar dhe i pandreqshëm. Kaosi në të cilin është përfshirë Libia nga rrëzimi i “mbretit”, ka sjellë një reflektim për kancelaren Merkel. Vdekja e Gedafit i ka dhënë fund edhe të vetmes rrugë komunikimi që europianët kishin me një vend të vështirë si Libia, u ka kujtuar ajo kolegëve, pas kthimit nga G20.

Por ndërkaq, qeveria gjermane ka rifituar kompaktësinë kur vjen puna për të diskutuar impenjimet e mundshme ushtarake në Siri. Edhe më kritikët e kancelares gjermane, Merkel për politikën e “kufijve të hapur” si ministri i Brendshëm, Thomas De Maizière, kanë hedhur poshtë zërat për lidhjen mes refugjatëve dhe terrorizmit. Kur kancelarja thotë se shumë refugjatë largohen pikërisht nga ISIS, sikundër bëri në samitin e Antaljas, pas saj qëndron e gjithë qeveria gjermane.

“Duhen gjetur fajtorët e masakrës së tmerrshme të Parisit”, nënvizoi ajo, duke shtuar “i detyrohemi edhe shumë refugjatëve që marrin arratinë nga lufta dhe terrorizmi”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Lindja e Mesme

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë
Bota & Rajoni

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Next Post
Maqedoni: Gjyshërit shesin shtëpinë për operacionin e nipit, por paratë nuk mjaftojnë

Maqedoni: Gjyshërit shesin shtëpinë për operacionin e nipit, por paratë nuk mjaftojnë

Tsipras zhvillon vizitën e  tij të parë zyrtare në Turqi: shkrihen akujt

Tsipras zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi: shkrihen akujt

Emiratet e Bashkuara zgjedhin një femër si drejtuese të parlamentit: e para në botën arabe

Emiratet e Bashkuara zgjedhin një femër si drejtuese të parlamentit: e para në botën arabe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni