Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Alarm për ndotjen e ajrit edhe në Fushë Kosovë: qytetarët nuk guxojnë t’i hapin dritaret gjatë natës

by te Sheshi
07/02/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Alarm për ndotjen e ajrit edhe në Fushë Kosovë: qytetarët nuk guxojnë t’i hapin dritaret gjatë natës

Nga Bashkim Kastrati

Pas alarmit për ndotje të madhe të ajrit në Prishtinë, disi gjendja është stabilizuar. Niveli i ndotjes ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa edhe ata qytetarë që dilnin me maska në rrugë nuk po i përdorin ditëve të fundit ato maska.

Por siç duket gjendje më alarmante është në Komunën e Fushë Kosovës, e cila po përballet me ndotje të madhe të ajrit.

Qytetarët ankohen se pavarësisht stinëve, ajri në këtë komunë është shumë i ndotur. E ndotja më e madhe vjen nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovë, të cilat janë afër Fushë Kosovës. Tymi që lëshojnë këto termocentrale, përveç Obiliqit, prek direkt edhe Komunën e Fushë Kosovës.

Qytetarët thonë se ka një periudhë kohore kur ky tym është më i pranishëm. E sipas tyre kjo periudhë kohore është në orët e vona të mbrëmjes.

“Ajri në Fushë Kosovë është shumë i keq, bile nuk krahasohet me Prishtinën. Në Prishtinë unë punoj gjatë ditës, por e ndjej që është ajri më i mirë se në Fushë Kosovë. Në banesën time nëse për një minutë e hap dritaren, mbushet e gjithë dhoma me tym. Kjo zakonisht ndodh pas orës 22:00 të mbrëmjes, a i heqin ndonjë filtër apo nuk e di, por në këtë periudhë kohore fillon ajo ndotja e madhe e ajrit”, thotë Blerim Gashi, banorë i lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë.

Ndërsa Teuta Kelmendi nga po kjo lagje, thotë se duhet ndërmarrë diçka për këtë situatë, pasi që sipas saj është në rrezik shëndeti i qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë.

“Ato ditë që u fol edhe në media se ajri është i ndotur, në Fushë Kosovë nuk ke mund me ecë normalisht jashtë. Nëse kish pas ndonjë matës të cilësisë së ajrit do ta kishit parë se ndotja është jashtëzakonisht e madhe. E gjithë ndotja vjen nga KEK-u, pasi që dallohet era e tymit që lirojnë termocentralet. Edhe verës në orët e mbrëmjes vjen ky tym në Fushë Kosovë dhe nëse janë teshat duke u tharë jashtë, u vjen era tym qymyri”, theksoi ajo.

Të gjithë qytetarët me të cilët ka biseduar tesheshi.com kanë kërkuar që të vendosen matës për matjen e cilësisë së ajrit dhe të ndërmerren masa konkrete që termocentralet që mos nxjerrin aq tym, pra që të investohet në filtra.

Siç edhe u raportua ditëve të fundit, njëri termocentral “Kosova B” nuk i ka ndërruar filtrat që nga viti 1985 dhe kjo është arsyeja që shkakton ndotje shumëfish më të madhe.

Edhe pse në Kuvendin e Kosovës deputetët kanë vendosur që të ndërrohen filtrat e dy termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, një gjë e tillë siç duket nuk do të bëhet gjatë këtij viti për shkak të kostos të lartë financiare të tyre.

Ndryshe, sipas drejtuesve të Korporatës Energjetike të Kosovës, brenda tri vjetëve, në dy termocentralet janë investuar 57 milionë euro në eliminimin e ndotësve të ajrit.

Por sërish nuk janë plotësuar të gjithë parametrat e kërkuar të emetimit të ndotjes së ajrit.

Grimcat e pluhurit po vazhdojnë të shkarkohen në ambient më shumë se sa normat e lejuara në “Kosovën B”. Tash parashihet që të investohen mbi 70 milionë euro në mënyrë që termocentrali të funksionojë sipas normave.

Sipas Drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj brenda tri vjetësh, janë investuar shumw para në eliminimin e ndotjes së ambientit. KEK-u, përveç perimetrin përreth, e ndot ambientin edhe në një formë tjetër. 5 mijë punëtorët e KEK-ut, çdo vit, marrin falas nga 8 ton qymyr, të cilin më pas e përdorin në ekonomi familjare apo edhe e shesin. Banorët e Obiliqit thonë se asnjëherë nuk u kanë dalë në ndihmë institucionet. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?
Gjeopolitikë

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!
Diplomaci

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Next Post
Thaçi, nga SHBA-ja godet BE-në: dështuat me Kosovën, por s’do të dëshpërohemi

Thaçi, nga SHBA-ja godet BE-në: dështuat me Kosovën, por s’do të dëshpërohemi

Rama rrëfen “mrekullinë” e platformës së bashkëqeverisjes: ja ç’ndodhi me një familje nga Amerika…

Rama rrëfen “mrekullinë” e platformës së bashkëqeverisjes: ja ç'ndodhi me një familje nga Amerika…

FSHF sërish në duart e Armando Dukës, Fino mbetet deputet

FSHF sërish në duart e Armando Dukës, Fino mbetet deputet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni