Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, Dan Coats tha se është i shqetësuar në lidhje me kërcënimet kibernetike nga disa shtete përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, por nuk specifikon se për cilat vende është fjala.
Në një fjalim të martën në takimin e inteligjencës dhe sigurisë në Maryland, ai tha se këto sulme mund të kërcënojnë dhe zgjedhjet e nëntorit të këtij viti për Kongresin, si dhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2020, raporton Reuters.
“Armiqtë tanë po përdorin operacionet e informacionit me qëllim që të mbjellin përçarje dhe të minojnë demokracinë dhe vlerat tona, siç e kemi parë në rastin e përpjekjeve të huaja për të ndikuar në zgjedhje, nga rusë apo dhe të tjerë”, theksoi ai.
Ai shtoi se kërcënimet kibernetike nuk janë të kufizuara vetëm në zgjedhjet amerikane, gjë që shpesh është lënë pas dore, sipas Coats.
“Armatosja kibernetike do të thotë dhe mungese relative e gardhit globale në fushën kibernetike, që në mënyrë të konsiderueshme rrit rrezikun e akteve diskrete të cilat mund të kenë pasoja të mëdha strategjike. Aktivitetet e jashtme në internet po përdoren gjithnjë e më shumë në të gjithë globin”, shtoi ai.
Coats është një nga shumë zyrtarë të zbulimit dhe të mbrojtjes që po paralajmëroi kohët e fundit për rrezikun e sulmeve kibernetike përpara zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/