Pas njoftimit të IKMT se është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”, kreu i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi, ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e ngritura. Krosi shprehet i gatshëm të balafaqohet me cdo organ ligjor për të vërtetuar pafajësinë e tij. “Është një lajm surprizë, pasi ne nuk jemi në dijeni për një procedim të tillë. Sigurisht INUK apo IKMT dhe cdo institucion tjetët kërkon dhe vazhdon të kërkojë informacione për problematikat e ndryshme që ka qyteti dhe ne kemi bashkëpunuar në mënyrë korrekte duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar, përfshirë këtu edhe INUK-ut. Ky është një moment i trazuar politik, mediat po befasohen ose po pompohen me lajme të tilla të cilat në fund rezultojnë tullumbace”, tha Krosi. Sipas tij, ndërtimet janë realizuar me leje nga organet përkatëse dhe nga KRRT e bashkisë Peshkopi që janë lëshuar në vite. “Ka 4 vite që nuk lëshojmë leje ndërtimi pasi nuk kemi plan urban dhe po punojmë për përfundimin e planit. Ballafaqimet e fundit që kemi pasur më INUK kanë të bëjnë me disa avlli, me disa shtesa të vogla që kanë shkaktuar më tepër probleme sociale mes banorëve. Kam informacion që INUK ka mbajtur aktet e pezullimit dhe ka qenë në procedurë e sipër për secilin nga këto raste. Ne jemi të hapur dhe presim me qetësi ballafaqimin”, u shpreh kreu i Bashkisë Peshkopi.
Krosi ka mandatin e tretë për kryetar bashkie në Peshkopi nga radhët e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka deklaruar është kandidat potencial edhe për bashkinë e Dibrës, me ndarjen e re territorial. “Jam në mandatin e tretë dhe jam kandidat potencial për bashkinë Dibër me hartën e re terriotriale, kjo është falë një presioni pozitiv që kam nga elektorti dhe nga strukturat e PD. Unë e pranoj sfidën, kërkesën e elektoratit për të pranuar përfaqësuar mandatin e tyre edhe në krye të bashkisë Dibër, por kjo nuk i pëlqen dikujt dhe përpqiqen që të na njollosin në media me akuza të tilla”. Krei i Bashkisë Peshkopi shprehet i gatshëm të paraqitet para cdo organi ligjor për të vërtetuar pafajësinë ndaj cdo akuze. “Jam i gatshëm të paraqitem para cdo organi ligjor. Jam i gatshëm dhe ta vërtetoj se jam i pafajshëm ndaj cdo akuze. Edhe punonjësit e bashkisë do të jenë të gatshëm të paraqiten për të dhënë shpjegime për cdo akuzë. Këto janë momente për të cilat kjo qeveri ka vënë para administratës presionin e burgut dhe nuk do tja dijë si është situata e legalizimeve apo e planeve urbane, por këto do të sqarohen në momentin e duhur. Më vjen keq përplasjet dhe lufta politike po degjeneron në këtë aspekt ku persona të caktuar apo subjekte të caktuar përpiqen të eleminojnë kundërshtarët si në kohën e sigurimit të shtetit.”, shprehet Krosi.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallezoi penalisht Krosin me akuzën “shpërdorim detyre”. Po me të njëjtën akuzë kallëzohen penalisht nga IKMT edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi, Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët e këtij inspektoriati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.
Sipas IKMT, janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit. Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra. Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të klryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit. IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi
Good day! Do you know if they make any plugins
to assist with SEO? I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Kudos! I saw similar text here:
Warm blankets