Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ndërmarrë një aksion të pa parë deri më tani në Kosovë.
Ata kanë hedhur jashtëqitje të lopëve, pleh, ngjyrë si dhe kanë thyer edhe dritare, në hyrje të objektit të kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS).
Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti, gjatë aksionit ka thënë se KEDS-i që nga privatizimi ka dhënë vetëm lajme të këqija për qytetarët e Kosovës.
“Qyetarët pos që po paguajnë rrymën e shtrenjtuar, ata po paguajnë edhe barrën e mos pagesave të komunave serbe dhe humbjeve të KEDS-it”, ka thënë Ahmeti. /tesheshi.com/