Policia e Kosovës ka arrestuar pesë shtetas turk të cilët akuzohen si pjesë e organizatës së gylenistëve, që cilësohet si rrjeti që organizoi puçin e dështuar të shtetit në Turqi në korrik të 2016-s.
Arrestimet, në mëngjesin e sotëm u kryen në Prishtinë dhe Gjakovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe ka bërë të ditur se ata aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit.
“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit të cilët kërkohen nga institucionet e drejtësisë së Turqisë”, bëri të ditur policia e Kosovës.
Të arrestuarit janë Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. Ata në Kosovë prej vitesh drejtonin kolegjin “Mehmet Akif”. /tesheshi.com/