Në vjeshtën e vitit 1997, anëtarët e Bordit të Mercedes ishin në qejf: ata po diskutonin prezantimin e Maybach-ut ri në Auto Shoë në Tokio.
Por një thirrje u vjen nga Suedia e cila në momentin e parë nuk iu duk aq dramatike. Në një provë më 21 tetor 1997, Mercedes A-Class u përmbys dhe shoferi Robert Collin përfundoi në spital.
Por ky nuk ishte një aksident i zakonshëm, pasi bëhej fjalë për një dështim të madh në historinë e prodhuesve nga Stuttgarti.
Mercedes A-Class, sapo kishte humbur në test.
Qëllimi i testit është për të hetuar se në cilën shpejtësi është e mundur shmanget në anën e majtë të rrugës dhe pastaj papritmas të kthehet në anën e djathtë në mënyrë që të mos përplaset me automjetin që vjen nga drejtimi i kundërt. E gjitha kjo për shkak të situatave kur del drreri në rrugë, diçka e zakonshme në rrugët në veri të Evropës.
Dhe doli që A-Class nuk e përballonte rrezikun e parakalimit në situata ekstreme. Kjo ishte një goditje e rëndë për reputacionin e Mercedes, por reagimi i prodhuesit ishte rrufe.
Menjëherë u investuan 250 milionë dollarë në instalimin ESP-së, sistemi elektronik i stabilitetit, që më pas do merrte një përhapje dhe të prodhuesit e tjerë.
Besohet që ESP është garant për reduktimin e aksidenteve me 20-25 për qind. /tesheshi.com/