Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar për SPAK-un për vitin 2019.
150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë do të shkojnë në arkën e “Prokurorisë Speciale” shqiptare, e cila do ketë në fokus figurat e larta shtetërore dhe të politikës të përfshirë në krim dhe korrupsion.
SPAK-u pritet të jetë gati në shtator, e tashmë është në formim e sipër me ata që do e drejtojnë atë. Altin Dumani është një prej emrave kandidatë për të qenë krye të kësaj strukture në krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/