Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Adhuron futbollin holandez, por do të drejtojë Britaninë e Madhe

Kush është Keir Starmer, njeriu që pritet të risjellë laburistët në pushtet pas 14 vitesh

by te Sheshi
04/07/2024
in Individualitet, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Adhuron futbollin holandez, por do të drejtojë Britaninë e Madhe

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera

Londër – Një foto që nuk e pret ta shohësh kurrsesi në zyrën e një zyrtari britanik, varet në një tabelë plot me fletushka të verdha me shënime prapa tavolinës së tij të punës. Xhudi, sekretarja që organizon axhendën e tij, ngre supet gati duke kërkuar ndjesë.

“Nuk e di se si përfundoi atje, por duhet ta ketë vënë vetë. Ai është idhulli i tij absolut”, thotë ajo.

I veshur me fanellën bardhe-kuqe nga koha kur luante për Ajaksin, një Johan Krojf i ri i buzëqesh Keir Starmerit sa herë që hap derën e zyrës, duke e rikthyer tek ajo që kryeministri i ri i në tentativë i Mbretërisë së Bashkuar i quan si “ditët e mia me vakte të trefishta”.

Tre mëngjese, tre dreka, dhe shpeshherë tre darka. Ndalesa e fundit përpara se të kthehej në Londër në selinë e Kamden, zona e tij elektorale, ishte në Haknoll, një qytezë e vogël në qarkun e Notingem, në zemër të së ashtuquajturit “Muri i Kuq” i laburistëve, zona e klasës punëtore të Anglisë Qendrore dhe Veriore, që në zgjedhjet e vitit 2019 u shemb nga vala e populizmit historik të Boris Xhonsonit.

“Lord Starmer, a do t’ia dilni të ktheheni në shtëpi para orës 18:00?”, e pyeti një militant pasditen e të mërkurës, teksa po driblonin së bashku në fushën e ekipit lokal të futbollit. “Nuk e besoj. Por falë Zotit nuk është ende e premte”, u përgjigj ai.

Fushata elektorale e Starmerit duket se i ka përmbysur klishetë. Edhe polemikat e ditës janë kthyer për të disatën herë në favorin e tij. Gjatë mesazhit të tij të zakonshëm çdo mëngjes përmes radios, ai përsërit se dëshiron që t’u japë kohë cilësore fëmijëve të tij, siç synon çdo prind.

“Kështu, pas orës gjashtë pasdite, të premteve nuk do të bëj asgjë që lidhet me punën”, thekson ai. Por konservatorët e sulmojnë: “Ai do të jetë një kryeministër me kohë të pjesshme!”. 

Në këtë debat ndërhyri edhe kryeministri në largim Rishi Sunak, i cili tregon se që kur ka hyrë në Downing Street nuk ka dalë asnjëherë prej andej në orën 18.00.

Nuk është e vërtetë që Keir Starmer po përfiton thjesht nga shkërmoqja elektorale e konservatorëve. Në zyrën e vogël elektorale në Kamden, ndihmësit e tij të përkushtuar i thonë se “i ka të gjitha kartat në rregull”, duke u nisur nga origjina e tij modeste nga klasa punëtore, e shfaqur me krenari.

Edhe pse diplomimi i tij në Oksford dhe shtëpia e tij në zonën e pasur të qytetit, Kentish, e bëjnë atë shembull të shtresës së lartë britanike, Keir lindi në vitin 1962 në periferi të Londrës. Babai i tij Rod ishte prodhues veglash në një fabrikë, ndërsa e ëma, Jozefina, ishte infermiere që e braktisi punën shpejt për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Që të dy socialistë, prindërit ia vunë emrin Keir, që në gjuhën galike do të thotë “i errët”, në shenjë homazhi ndaj udhëheqësit të minatorëve skocezë Keir Hardi. I ati nuk e lejonte të shihte televizor. Keir reagon duke shfaqur një pasion të madh për futbollin, të cilën sot e përdor si metaforë për çdo tematikë që flet.

Së fundmi u pyet nëse e kishte imagjinuar  ndonjëherë se një ditë do të bëhej kryeministër i Britanisë. “Katër vëllezërit e mi nuk mundën dot që të shkonin në universitet. Unë kam qenë i pari në familje që e kam bërë këtë. Gjithmonë në kokën time ka qenë një zë që më thoshte: njerëz si ti nuk bëhen parlamentarë”, u përgjigj ai.

Pas shkollimit, një Starmer enigmatik nisi punën si avokat. Pikërisht në këtë cilësi u njoh me kolegen e tij dhe më vonë bashkëshorten e tij, Viktoria, e cila në vitin 1997 ishte vullnetare në fushatën elektorale të Toni Bler. Ajo e nxiti të bëhet vegjetarian, edhe pse jo plotësisht, dhe e njohu me komunitetin hebraik të Londrës.

Në vitin 2019, kur u zgjodh drejtues i Partisë Laburiste, që ndodhej në një situatë shumë të vështirë, i akuzuar veç të tjerash për antisemitizëm, bindja e përgjithshme ishte se ky njeri në dukje shpirtmirë, dhe me fjalimet e tij asnjëherë të shkëlqyera, do të ishte një figurë kalimtare.

Por Keir dhe Viktoria, e cila e bind disa herë që të mos dorëzohet, kanë ide të tjera. Starmer nisi menjëherë një lloj “terapie shoku” brenda partisë. Ai madje e vlerësoi figurën emblematike të konservatorëve Margaret Theçër si një “shembull të shkëlqyer të shërbimit publik”.

Ai guxon të trajtojë çështjen e kostove të tranzicionit ekologjik, një tabu deri vonë në kampin e majtë, si dhe shmang çdo diskutim mbi Brexit, duke e konsideruar madje si “një mundësi për t’u përsosur”. Revolucioni i tij i vërtetë është mënjanimi nga lidershipi i elementëve që nxisin antisemitizmin, duke filluar nga paraardhësi i tij Xheremi Korbin.

Dalëngadalë, dhe jo pa kontradikta, laburistët po bëhen sërish një zgjedhje e pranueshme për shtresën e mesme. Konservatorët kanë bërë pjesën tjetër. Starmer nuk lëkundet asnjëherë. Ai është i përkushtuar të përcjellë imazhin e qëndrueshmërisë në një vend të frikësuar nga rënia e vet.

Në takimin elektoral në stadiumin e Haknoll, ai u pyet gjithashtu se si e përkufizon veten. Pasi u mendua për disa çaste tha: “Unë jam një person që kur e kupton ekzistencën e një problemi, përpiqet që ta zgjidhë atë. Shumë njerëz mendojnë se pasioni ka të bëjë me të bërtiturat dhe fyerjet ndaj të tjerëve. Por për mua ai ka të bëjë me rregullimin e gjërave, duke i bërë ato më të mira”.

Më pas Keir Starmer goditi me këmbën e majtë topin që hyri në portën pa portier, me të njëjtën stil që i pëlqente shpesh edhe idhullit të tij Johan Krojf.

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Letra fshikulluese: Pasojat e mbështetjes amerikane për Izraelin

Letra fshikulluese: Pasojat e mbështetjes amerikane për Izraelin

Putin: Për një rend botëror shumëpolar…

Putin: Për një rend botëror shumëpolar…

SPAK: Ja pse u arrestua Ilir Beqja

SPAK: Ja pse u arrestua Ilir Beqja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni