Papa Françesku pranoi dorëheqjen radhës në radhët e Kishës në Amerikë, atë të peshkopit të Los Angeles, të akuzuar për abuzim seksual ndaj të miturve.
Sipas një deklarate të shkurtër nga Vatikani, Alexander Salazar, 69 vjeç, u largua nga posti, si i fundit rast i një sjellje të shëmtuar të kastës klerikale katolike, zbuluar së fundi nga një hetim, ku në qendër ka qenë abzuimi në vite i dhjetra priftërinjve të Pensilvani.
Në shkurt, një takim i madh mbi krizën globale të abuzimit seksual do të zhvillohet në Vatikan.
Kryepëshkopi Jose Gomez, në një letër për besimtarët u shpreh se në vitin 2005, një vit pasi Salazar u bë peshkop, Kryedioqeza e dinte nga akuzat për “marrëdhënie të papërshtatshme me të mitur”, për të cilën Salazar u akuzuar vitet 1990, kur ai ishte një pastor. /tesheshi.com/