Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A po hyn Lindja e Mesme në një spirale të re konfliktesh?

Rajoni që vlon dhe jo vetëm në Gaza, ç’ndodhi në një javë

by te Sheshi
22/01/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
A po hyn Lindja e Mesme në një spirale të re konfliktesh?

Nga Burhanettin Duran”

Një seri sulmesh dhe përplasjesh sollën valë tronditëse në Lindjen e Mesme gjatë javës së kaluar. Masakrat izraelite në Gaza dhe konflikti me intensitet të ulët me Hezbollahun në kufirin libanez vazhdojnë. Ndërkohë, në Detin e Kuq, Shtetet e Bashkuara dhe Britania bombarduan Houthitë e Jemenit për herë të katërt të enjten. Uashingtoni gjithashtu renditi Houthitë si grup terrorist global.

Të martën, Irani sulmoi Sirinë, Irakun (Irbil) dhe Pakistanin (Balochistan) me raketa balistike. Është e rëndësishme të kujtojmë se vendi ka përdorur forca proxy në sulme të mëparshme, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjen direkt të Gardës Revolucionare. Vëzhguesit argumentojnë se Teherani e konsideroi “reagimin indirekt” si të pamjaftueshëm – një shenjë kjo, thonë ata, se “durimi strategjik” famëkeq i vendit po mbaron.

Qeveria iraniane dhe mbështetësit e saj, nga ana tjetër, pretenduan se objektivi i tyre në Irbil ishte i lidhur me Mossadin dhe se sulmi i tyre ndaj Pakistanit kishte për qëllim të godiste një entitet terrorist të financuar nga Izraeli. Irani tha gjithashtu se kishte në shënjestër një degë të armatosur të ISIS-it në Siri.

Të enjten, Pakistani u hakmor kundër sulmit iranian duke kryer një seri sulmesh kirurgjikale kundër “terroristëve separatistë” në provincën Sistan dhe Balochistan të Iranit.

Jordania bombardoi provincën siriane të Sweida në të njëjtën kohë. Prodhimi i drogave të paligjshme nga regjimi sirian mbetet një burim shqetësimi për Amanin.

Duke marrë parasysh sulmet njëjavore të Turqisë kundër operativëve të PKK-YPG në Irak dhe Siri (pas vdekjes së nëntë ushtarëve turq në Irakun verior), nuk mund të mos pyesim veten se ku po shkon rajoni.

Lufta globale për pushtet, e cila mori vrull me luftën në Ukrainë, u kthye në një vorbull pas sulmit të 7 tetorit, duke tërhequr fuqitë rajonale të Lindjes së Mesme. Vetëkuptohet se të gjitha vendet e rajonit theksojnë rëndësinë e luftës kundër terrorizmit, sovranitetit dhe integritetit territorial. Megjithatë, çdo konflikt shkakton pasiguri dhe dhunë shtesë – një burim i madh shqetësimi.

Promovimi i sigurisë rajonale kërkon partneritete dypalëshe dhe shumëpalëshe. Nëse ka ndonjë përpjekje për të mbushur në mënyrë të njëanshme vakumin e pushtetit që kanë krijuar fuqitë rajonale, konkurrenca midis kombeve përkatëse jo vetëm që do të thellonte problemet ekzistuese, por do të krijonte edhe sfida të reja.

Përshkallëzimi i ‘krenarisë kombëtare’

Duket e pamundur që ndonjë vend të mund të qëndrojë i sigurt duke financuar milicitë apo duke shfaqur fuqinë e vet. Përkundrazi, siç tregon përshkallëzimi midis Iranit dhe Pakistanit, “krenaria kombëtare” ka potencialin të minojë marrëdhëniet e përzemërta, duke luajtur kështu në duart e kundërshtarëve të tjetrit.

Qellimi kryesor është se ne duhet të parandalojmë ndërprerjen e normalizimit, që u shkaktua nga konflikti izraelito-palestinez, nga vënia në lëvizje e përplasjeve shtesë.

Vende si Arabia Saudite dhe Turqia mbeten të shqetësuara për situatën e rrezikshme që po shpaloset në Lindjen e Mesme. Në fakt, qeveria turke bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes midis Iranit dhe Pakistanit. Dështimi për të marrë parasysh këtë paralajmërim mund të transformojë rajonin në mënyra që dëmtojnë interesat e të gjitha kombeve.

Natyrisht, prania dhe operacionet ushtarake amerikane i mundësojnë Izraelit të krijojë një listë të prioriteteve të tij për të qëndruar i sigurt. Irani, nga ana tjetër, shfrytëzon situatën në Gaza për të përforcuar “boshtin e rezistencës”.

Zgjidhja ideale do të përfshinte vendet në rajon që të punojnë së bashku drejt një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza dhe një zgjidhje me dy shtete. Çdo shfaqje e pushtetit në mungesë të një perspektive dhe përpjekjesh të tilla do të shërbente thjesht për të izoluar vendet përkatëse. Në të vërtetë, “lufta e përmbajtur indirekte (proxy)” e Iranit kundër SHBA-së dhe Izraelit (në Detin e Kuq dhe gjetkë), së bashku me pasojat e saj në Irak dhe Pakistan, bën që shumë njerëz ta perceptojnë atë vend si tepër ambicioz.

Rendi rajonal, i cili do të shfaqet në Lindjen e Mesme pas konfliktit izraelito-palestinez, do të formësohet nga zgjedhjet që bëjnë fuqitë kryesore të Lindjes së Mesme – jo vetëm nga politikat e fuqive globale.

*Burhanettin Duran është Koordinator i Përgjithshëm i Fondacionit SETA dhe profesor në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe Politikave të Jashtme të Presidencës Turke. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Adhuruesit e lopës, tempull mbi një xhami të shkatërruar

Adhuruesit e lopës, tempull mbi një xhami të shkatërruar

Doni të dini pse Vulin është “gomar”?! Ja pse ia ka ndaluar hyrjen në Serbi kësaj këngëtareje

Doni të dini pse Vulin është “gomar”?! Ja pse ia ka ndaluar hyrjen në Serbi kësaj këngëtareje

Gjermanët në protestë, por Scholz ka “tjetër hall”

Gjermanët në protestë, por Scholz ka “tjetër hall”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni