Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A mundet që Isa Mustafa të tërheqë marrëveshjet e firmosura në Bruksel?! Analistët: jo, opozita e ka të kotë!

by te Sheshi
05/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
A mundet që Isa Mustafa të tërheqë marrëveshjet e firmosura në Bruksel?! Analistët: jo, opozita e ka të kotë!

Nga Blendi Gashi

Partitë opozitare me ngulm po kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel. Në të kundërtën ‘Vetëvendosje’, AAK, dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Të gatshëm janë edhe për protesta dhe masa të tjera, në kauzën kundër ‘Zajednicës’ dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Opozita nuk e përjashton edhe shkuarjen në zgjedhje duke thënë se janë të gatshëm edhe për një gjë të tillë.

Pavarësisht kërkesës së opozitës për zhvleftësimin e marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel, kryeministri Mustafa ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe nuk mund të bëhet, pasi, siç thotë ai, është marrëveshje ndërkombëtare.

Por, sa është reale kërkesa e opozitës për të tërhequr nënshkrimin nga një marrëveshje ndërkombëtare, apo thjesht po përdoret si kartë nga opozitarët për të shkuar në zgjedhje…?

Ekspertë ligjorë dhe analistë e shohin të parealizueshme kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit. Ata thonë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi garant i marrëveshjes Kosovë-Serbi, është Brukseli zyrtar dhe përshëndetur njëkohësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

smaka

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese në vend ka deklaruar për portalin “Te Sheshi”, se në parim dhe për hir të proveniencës ndërkombëtare, marrëveshja e ratifikuar nuk preferohet të mohohet në formën juridike.
Mirëpo, ai shprehet, e në rastin tonë referuar marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, se situata juridike madje edhe politike është ndryshe, pasi  me tekstet e këtyre marrëveshjeve nuk janë informuar as deputetët e Kuvendit e jo më opinion i gjerë.

“Ato marrëveshje edhe sipas nenit 18 të Kushtetutës duhet të ratifikoheshin para hyrjes në fuqi, pra nuk mund të jenë valide e aplikative; aq më pak kur mbi 150 mijë qytetarë dhe e tërë opozita parlamentare ka objeksione serioze kundër atyre marrëveshjeve. Qeveria gabimisht dhe në mënyrë cinike tenton të  justifikohet,ndër të tjera me marrëveshjen e parë të vitit 2013, ngase kjo e tanishmja e tejkalon atë kualitativisht e kuantitativisht, pra si e tillë është marrëveshje e re, e veçantë. Aq më parë kur me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk janë përfille jo pak dispozita kushtetuese!”, thekson Smaka.

albinot maloku

Analisti politik, Albinot Maloku, kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit ne quan kërkesë joserioze dhe të parealizueshme, pasi ka mbështetje ndërkombëtare.

“Është e parealizueshme ngase për marrëveshjet e inicializuara në Bruksel nga ana e krerëve të qeverive shtetërore të Kosovës dhe Serbisë është garant edhe Brukseli zyrtar, ndërkohë që është përshëndetur edhe nga Shtëpia e Bardhë, konkretisht Presidenti Obama. Veç kësaj, ku fuqitë ndërkombëtare e njëkohësisht mbështetëse të shtetit të Kosovës janë pro këtyre llojeve të marrëveshjeve. Kosova pretendon të ketë seriozitet për nënshkrimet e saja dhe me tërheqje do të bije serioziteti. Do të mund ta tërhiqte nënshkrimin nëse pala tjetër nuk e respekton marrëveshjen. Si e tillë, marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe ajo për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi janë shumë të dëmshme, dhe për këtë fajtor është Qeveria Thaçi dhe vazhdimi i saj, Qeveria Mustafa”, ka deklaruar Maloku për “Te Sheshi”.

Opozita është këmbëngulëse që nuk do të lejojë funksionimin e Kuvendit të Kosovës, nëse kryeministri nuk e tërheq nënshkrimin.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa tha se opozita duhet të tërhiqet nga këto veprime dhe e ka ftuar për debat në Kuvend. I pari i Ekzekutivit ka thënë se marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel janë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, duke thënë se është i gatshëm që të raportojë në çdo kohë për firmat e hedhura.

Ndryshe, Zyra e Presidentes së Kosovës u ka bërë thirrje partive të flasin mes vete, dhe në asnjë mënyrë të mos bllokojnë punën e institucioneve. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Ngjarja e pazakontë: punonjësit e zemëruar me shkurtimet u grisin rrobat dy menaxherëve të Air France

Ngjarja e pazakontë: punonjësit e zemëruar me shkurtimet u grisin rrobat dy menaxherëve të Air France

Bëhet renditja e markave më të mira botërore, ja cila kryeson klasifikimin

Bëhet renditja e markave më të mira botërore, ja cila kryeson klasifikimin

Nicola Rizzoli: Një arkitekt me bilbil në ‘Elbasan Arena’ (lutemi mos i ngjajë Lamberto Dinit të pranverës `99)

Nicola Rizzoli: Një arkitekt me bilbil në ‘Elbasan Arena’ (lutemi mos i ngjajë Lamberto Dinit të pranverës `99)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni