Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PRODHIMI/ A mund t’i plotësojë Rusia kërkesat në rritje për vaksinën e saj?

by te Sheshi
08/03/2021
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
PRODHIMI/ A mund t’i plotësojë Rusia kërkesat në rritje për vaksinën e saj?

Rusia ka arritur të fitojë disa pikë në botë dhe të përmirësojë imazhin e saj duke prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit – Sputnik V, por ajo ende përballet me rrezikun e dështimit të dorëzimit të sasive të kërkuara në vendet e tjera.

Njoftimi i Rusisë në gusht si vendi i parë që miratoi një vaksinë kundër COVID-19 u prit me skepticizëm në atë kohë sepse nuk ishte testuar sa duhet, raporton AP.

Gjashtë muaj më vonë, kur kërkesa për vaksinën Sputnik V po rritet, ekspertët po bëjnë përsëri pyetje, por këtë herë nëse Moska mund të dërgojë të gjitha porositë nga vendet e tjera.

Kritikat fillestare ndaj vaksinës ruse Sputnik V kaluan në plan të dytë kur revista prestigjioze mjekësore britanike Lancet njoftoi se testimi i gjerë kishte treguar se ishte e sigurt dhe efektive.

Kjo mund të ndihmojë Rusinë të fitojë një imazh të fuqisë shkencore dhe teknologjike, veçanërisht në një kohë kur shumë vende po përballen me një mungesë vaksinash sepse prodhuesit perëndimorë kanë kapacitet të kufizuar prodhues.

Forcë e teknologjisë së lartë

Disa analistë thonë se fakti që Rusia është ndër pesë vendet që arritën të zhvillojnë shpejt vaksinën, e lejon Moskën të paraqitet si një fuqi e teknologjisë së lartë, ndërsa të tjerë vlerësojnë se Moska kështu dëshiron të fitojë pikë gjeopolitike.

Profesori i Universitetit Georgetown dhe zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Lawrence Gostin tha se presidenti rus Vladimir Putin po përdorte vaksinën për të rregulluar “një pamje shumë të ndotur të forcës shkencore dhe teknologjike të Rusisë”.

“Putini po e përdor për qëllime gjeostrategjike në zonat ku Rusia do të donte të kishte ndikim,” tha Gostin.

Sllovakia mori 200,000 doza të vaksinës ruse në 1 mars, megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave, organi rregullator i Bashkimit Evropian, vetëm nisi të shqyrtonte miratimin për përdorimin e saj të enjten.

Presidenti çek Milos Zeman tha se ai i shkroi Putinit, duke kërkuar marrjen e vaksinave.

Vendet në Amerikën Latine, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe ish-Bashkimin Sovjetik presin miliona doza të vaksinës ruse.

Përmbushja e kërkesës

Televizioni shtetëror rus mbulon intensivisht çështjen e eksporteve të vaksinave, duke përmendur lavdërimet për Rusinë nga jashtë, por edhe vështirësitë me të cilat përballen vendet në blerjen e vaksinave nga prodhuesit perëndimorë.

Një pyetje e veçantë është nëse Rusia mund të plotësojë kërkesat në rritje për vaksinën e saj.

Kina ka shpërndarë miliona doza në vendet e tjera, por prodhimi i vaksinës Sputnik V është shumë më i ulët sesa kërkesa për momentin.

Rusia gjithashtu duhet të kujdeset për nevojat e saj dhe autoritetet njoftuan se kanë në plan të vaksinojnë 60 përqind të të rriturve, pothuajse 68 milion njerëz, deri në fund të qershorit.

Vaksinimi në Rusi është i ngadaltë, krahasuar me vendet e tjera, pasi që në fund të shkurtit, gati katër milion njerëz kishin marrë vaksinën, ose më pak se 3 përqind e popullsisë.

Arsyeja për procesin e ngadaltë të vaksinimit mund të jetë mosbesimi i përhapur i rusëve në vaksina.

Fondi i investimeve direkte ruse nuk iu përgjigj pyetjes se sa doza janë të destinuara për vendet e tjera, ndërsa më parë deklaroi se kishte marrë kërkesa nga 50 vende, për 2.4 miliardë doza.

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, tha më 20 shkurt se më shumë se 10 milion doza të vaksinës Sputnik V ishin prodhuar deri në atë kohë.

Analistët thonë se premtimet për të dhënë më shumë vaksina sesa është e mundur përfaqësojnë një problem universal me vaksinat e koronavirusit, dhe se ky është një rrezik dhe për Rusinë gjithashtu. /tesheshi.com/

Related Posts

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?
Lindja e Mesme

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Next Post
DËSHPËRIMI/ Arkivi dixhital i luftës siriane po zhduket: pse YouTube ka fshirë qindra mijëra regjistrime

DËSHPËRIMI/ Arkivi dixhital i luftës siriane po zhduket: pse YouTube ka fshirë qindra mijëra regjistrime

Një “Gërdec” tragjik në Guinea-n Ekuatoriale (pamje)

Një “Gërdec” tragjik në Guinea-n Ekuatoriale (pamje)

Të vallëzosh “Liqenin e Mjellmave” në -15 gradë: për trill a çfarë? (pamje)

Të vallëzosh "Liqenin e Mjellmave" në -15 gradë: për trill a çfarë? (pamje)

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni