Një deklaratë e kreut të fushatës së PD-së në Dibër Xhelal Mziu, duket se vërteton faktin që kjo forcë e mbron vrasjen e Elbasanit, atë ku badigardi i Gazmend Bardhit, Arbër Papleka, i morri jetën në mes të dytës, jo në rrethana të nxehta konfliktuoze, një prej emrave më të njohur të këtij qyteti, Pjerin Xhuvani.
Sipas versionit të PD-së për vrasjen, viktima po tentonte të blinte vota, por pa publikuar prova, ndërkohë që dhe Policia thotë se nuk ka gjetur prova të tilla në automjetin e tij.
Tej kësaj, mosdënimi i vrasjes nga ana e PD-së, gjithashtu dhe mosngushëllimi për humbjen e një jete, janë ilustruar si qëndrim nga një deklaratë e fundit e Mziut bërë në Dibër.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, ka deklaruar kreu i fushatës së PD-së në Dibër, duke vijuar të thotë se “unë i bëj thirrje të gjithë banorëve të Dibrës që të dalin ta mbrojnë me gjak, me sëpatë, me drunj apo me çfarë të dalë përpara votën”. /tesheshi.com/