Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A duhen dënuar edhe prindërit për krimet e fëmijëve të tyre?

Në Itali, një gjykatës shpall fajtor prindërit e një adoleshenti që përdhunoi shoqen e klasës: Nuk e edukuan të respektojë femrat!

by te Sheshi
20/07/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
A duhen dënuar edhe prindërit për krimet e fëmijëve të tyre?

Nga Vincenzo Brunelli, Corriere della Sera

Përdhunoi shoqen e klasës në bodrumin e shkollës, dhe Gjykata e Firences dënon jo vetëm atë por edhe prindërit e tij, që ta dëmshpërblejnë vajzën me rreth 27 mijë euro për dëmin e pësuar. Në mënyrë të veçantë, gjyqtarët fiorentinë bënë përgjegjës prindërit e djalit, që në atë kohë ishte i mitur, se nuk e kishin edukuar si duhet.

Ata iu referuan ashtuquajturës “culpa in educando” të nenit 2048 të Kodit Civil për përgjegjësitë prindërore. Ngjarja e rëndë ndodhi në marsin e vitit 2015, kur djali e tërhoqi zvarrë shoqen e klasës në bodrumin e një shkolle të mesme në Siena dhe më pas e përdhunoi.

Ky akt i tmerrshëm nxiti një hetim që më pas çoi në një gjyq penal përpara Gjykatës për të Mitur të Firences. Të dy të rinjtë ishin 16 vjeç në atë kohë, dhe në vitin 2022 u shpall dënimi me akuzën e sulmit të rëndë seksual.

Vajza u kishte treguar gjithçka prindërve të saj pasi kishte pësuar dhunën, dhe kishte shfaqur menjëherë çrregullime të sindromës së stresit post-traumatik, aq sa mjekët e kishin certifikuar për 18 muaj me paaftësi të përkohshme, gjatë të cilave ajo duhej t’i nënshtrohej trajtimeve specifike për trauma të tilla.

Aktualisht, sipas procesverbalit, 9 vite pas dhunës që pësoi, vajza ka arritur të rindërtojë jetën e saj; punon, është e martuar dhe në pritje të një fëmije, pavarësisht se ende vuan nga ankthi.

Menjëherë pas diplomimit, falë ndihmës së prindërve, miqve dhe biznesit të zonës, ajo ka qenë gjithnjë e zënë me punë, duke u përpjekur të lërë pas ato kujtime të tmerrshme.

Pas gjykimit penal, mbeti për t’u vendosur dëmshpërblimi dhe vajza dhe prindërit i kishin kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim djalit, prindërve të tij, shkollës dhe Ministrisë italiane të Arsimit. Pikërishtm vënia para përgjegjësisë edhe të ministrisë e zhvendosi gjyqin në Firence, e cila ka juridiksioni përkatës për raste të tilla.

Gjyqtari Massimo Maione Mannamo i Gjykatës së Firences mori parasysh dënimin penal dhe faktet në dispozicion, urdhëroi një vlerësim mjeko-ligjor për të përcaktuar sasinë e dëmit, dhe vendosi mbi përgjegjësinë unike të djalit dhe prindërve të tij, të cilët nuk mbikëqyrën sjelljen e fëmijës së tyre nëpërmjet një edukimi korrekt, të bazuar në respektin ndaj të tjerëve në përgjithësi dhe grave në veçanti.

Nga ana tjetër, vendimi përjashtoi çuditërisht çdo përgjegjësi të shkollës në fjalë dhe të Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, vajza ka të drejtën e marrjes së kamatës për të ashtuquajturin “dëm të vonesës” së pagesës, që në rastin në fjalë do të llogaritet në shumën e paguar duke filluar nga një datë e ndërmjetme ndërmjet ngjarjes së vitit 2015 dhe shpalljes së dënimit në muajin e kaluar, të cilin gjyqtari e caktoi më 30 prill 2020. Vajza u përfaqësua në sallën e gjyqit nga avokati Michele Cordazzo.

Deri vonë, ligjet italiane përcaktonin se përgjegjësia penale ishte personale. Kështu thotë edhe Kushtetuta. Prandaj, askush, madje as anëtarët e familjes të shkelësit të ligjit, nuk mund të dënoheshin për një krim që nuk e kishin kryer vetë. Megjithatë një vendim i Gjykatës së Lartë në Itali me 13 nëntor 2023, i vendos prindërit përballë përgjegjësive të reja penale për krimet e kryera nga fëmijët e tyre të mitur.

Gjykata iu referua rastit të një djali të mitur, që kishte shqetësuar vazhdimisht një familje në pallatin e tij në Messina, duke i telefonuar vazhdimisht. Pas këtij vendimi, prindërit u shpallën fajtorë për veprën penale të ngacmimit në formën e mosveprimeve, pasi nuk kanë penguar veprimet e djalit të tyre.

Gjykata theksoi se sjellja e të miturit synohej në mënyrë specifike kundër një familjeje të vetme dhe nuk lidhej me patologjinë e tij të sjelljes (një element mbi të cilin mbështetur pala mbrojtëse). Nga hetimet doli se prindërit jo vetëm që nuk e kishin parandaluar ngacmimin, por kishin nxitur edhe qëndrimin armiqësor të djalit të tyre ndaj personave të prekur nga kjo përndjekje.

Pra, vendimi i Gjykatës së Lartë hap një kapitull të ri në përgjegjësinë penale prindërore në Itali. Tani prindërve u kërkohet të ushtrojnë një vigjilencë më të madhe ndaj sjelljes së fëmijëve të tyre të mitur, me vetëdijen se mosveprimi ose bashkëpunimi në rrethana të caktuara mund t’i bëjë ata penalisht përgjegjës për krimet e fëmijëve të tyre.

Rasti në fjalë nxori në pah rëndësinë e edukimit dhe drejtimit të prindërve, jo vetëm si një detyrë morale, por edhe si një detyrim ligjor për të parandaluar sjelljet e paligjshme. Ndërkohë, SHBA-ja ka një traditë mbi një shekullore të dënimit të prindërve për aktet kriminale të fëmijëve të tyre të mitur.

Kështum një gjykatë në shtetin e Virginias dënoi në nëntor të vitit të kaluar me burg nënën e një 6-vjeçari, i cili mori me vete në shkollë një armë dhe plagosi rëndë mësuesen e tij. Gjykatësi konstatoi se arma i përkiste 26-vjeçares, e cila u dënua me dy vite burg për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, më 6 shkurt të këtij viti Jennifer Crumbley u dënua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme, nga një për secilin nga nxënësit e shkollës së mesme në Michigan, të vrarë nga djali i saj në vitin 2021. Prokurorët e përshkruan atë si një nënë neglizhente, aq të hutuar nga kuajt e fermës dhe nga një lidhje jashtëmartesore, sa që kishte injoruar shenjat e dukshme të problemeve mendore të djalit të saj adoleshent.

Qytetarët e Kolorados miratuan ligjin e parë për “dënimin e prindërve” që në vitin e largët 1903, duke arsyetuar se prindërit kishin detyrimin t’i mbanin larg telasheve fëmijët e tyre.

Kur u shtuan rastet e krimeve të të miturve në fundin e viteve 1940 dhe gjatë viteve 1950, u rrit edhe mbështetja për ligjet mbi përgjegjësisë prindërore. Oficerët e policisë bënë fushatë për të ngritur gjykata speciale. Në vitin 1956, vetë drejtori i FBI-së J.Edgar Hoover, premtoi se ligje të tilla do të reduktonin në mënyrë domethënëse krimin e të miturve. Politikë-bërësit ranë dakord, dhe organe të tilla nisën të krijohen me shpejtësi. Dënimet ndryshonin po aq sa krimet, nga gjoba prej 25 dollarësh deri në disa vite burg.

Deri në vitin 1961, 48 nga 50 shtete kishin ligje mbi përgjegjësinë prindërore.

Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Sipas të dhënave zyrtare, thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejnë vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje dhe deri tek vrasjet.

Për shkak të moshës, 251 prej tyre po e kryejnë dënimin në shërbimin e provës. Por në të gjitha rastet, nuk ka pasur ndonjë shqyrtim të përgjegjësisë prindërore. Si në shumicën e vendeve, edhe këtu përgjegjësia penale cilësohet ende si individuale. Dhe me apo pa të drejtë, varfëria vazhdon të përdoret si justifikim nga ana e prindërve për rrugën e shtrembër që kanë marrë fëmijët e tyre.

Në fakt, propaganda në rrjetet sociale dhe joshja nga fitimet dhe një jetë e lehtë e luksoze, ka shtyrë dhe po shtyn drejt krimit edhe shumë të rinj që vijnë edhe nga shtresa e mesme. Të trullosur nga moderniteti dhe rehatia, jo pak prindër i kanë braktisur thuajse fare detyrat e tyre prindërore.

Para viteve 1990, gjyqi i ashpër nga shoqëria, i përforcuar edhe nga propaganda e kohës, ishte ndëshkimi që merrnin prindërit e atyre që mbylleshin në shkollat e riedukimit. Sot dominon relativizmi moral i çdo zullumi.

Mbi tre dekada tranzicion e kanë shkundur nga themelet familjen shqiptare, tek degradimi i të cilës mund të gjenden fijet e shumë prej krimeve që kryejnë sot të miturit.

Mjerisht, vëmendja e qeverive është tek zhvillimi material i Shqipërisë, teksa mungon koha dhe vullneti për të kryer një autopsi të thellë të plagëve sociale dhe për të gjetur rrugët e daljes nga kjo situatë.

Related Posts

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?
Gjeopolitikë

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?
Analizë

A mund t’i mbijetojnë luftës ekonomitë e Izraelit dhe Iranit?

20/06/2025
Përgjigje Buzhalës për një pyetje cinike ndaj Redi Shehut
Kritikë

Përgjigje Buzhalës për një pyetje cinike ndaj Redi Shehut

20/06/2025
Next Post
Richard Grenell: Ja pse Rusia sulmoi Ukrainën

Richard Grenell: Ja pse Rusia sulmoi Ukrainën

Tre viktima në qytetin nën “vdekje urbane”

Tre viktima në qytetin nën “vdekje urbane”

E dhëna e fundit e shkëmbimit tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë

E dhëna e fundit e shkëmbimit tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

20/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni