Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do të kundërshtohet me protesta kandidatura e Thaçit për president nga elektorati i LDK-së?

by te Sheshi
23/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
A do të kundërshtohet me protesta kandidatura e Thaçit për president nga elektorati i LDK-së?

Nga Bashkim Kastrati

Derisa po afron koha kur Kuvendi i Kosovës do të duhet që të zgjedh presidentin e ri të Republikës së Kosovës, janë shtuar edhe tensionet në lidhje me këtë çështje. Duke marrë parasysh marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, që presidenti t’i takojë kësaj të fundit, deri më tani ka vetëm një kandidaturë për postin e presidentit dhe ai është Hashim Thaçi.

Por kandidaturën e Thaçit për president e kanë kundërshtuar disa deputetë të LDK-së, të cilët kanë qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në, ndërsa mospjesëmarrja e tyre në seancën kur do të votohej kandidatura e Thaçit, do ta pamundësonte një gjë të tillë, pasi që nuk do të kishte kuorum të mjaftueshëm. Kjo për faktin se edhe partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e dëshirojnë Thaçin për president.

E gjithë kjo situatë po i krijon kokëçarje Isa Mustafës, i cili është zotuar se LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen me PDK-në.

Ndërkaq, shumica e deputetëve të LDK-së janë pro respektimit të marrëveshjes, deputetët që janë kundër nuk kanë ndonjë fuqi të madhe. Por ata e kanë një armë të fortë, elektoratin e LDK-së, që nuk dihet nëse do të tentojnë që ta shfrytëzojnë për ta kundërshtuar kandidaturën e Thaçit.

Sipas analistëve të çështjeve politike, elektorati i LDK-së nuk është i kënaqur me koalicionin që është bërë me PDK-në, pasi që patën marrë premtime nga udhëheqësit kryesor të partisë se në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të bëhet koalicion me PDK-në. Pra ky elektorat nuk e dëshiron Thaçin për president, dhe sipas analistëve ata mund të jenë të gatshëm që të dalin edhe në protesta për të shprehur kundërshtimin e tyre, por për këtë duhet pasur iniciativë nga brenda LDK-së.

Shala: Protesta e elektoratit të LDK-së do të bënte ndryshime në skenën politike

Krenar Shala opinionist dhe aktivist i shoqërisë civile ka thënë për tesheshi.com se nëse ftohet elektorati i LDK-së për protestë kundër zgjedhjes së Thaçit president mund të ketë protestë masive dhe nga kjo proteste do të kishte zhvillime pozitive në dobi të shtetit të Kosovës, por edhe të LDK-së.

“Nëse rritet rezistenca e deputetëve të LDK-së bashkë me elektoratin e tyre, atëherë pamundësohet zgjedhja e Hashimi Thaçit president, që i bie se prishet marrëveshja, e që i bie shkojmë në zgjedhje; e që i bie që lidershipi aktual i LDK-së poashtu bie, e që i bie që opozita i fiton zgjedhjet edhe bën koalicion me LDK-në e reformuar, e që i bie që PDK-ja zhvendoset në opozitë dhe qe ja mundëson anëtarëve të vet me fillua procesin e dekriminalizimit”, thotë Shala. Ai thotë se koalicioni i LDK-së me PDK-në është bërë përkundër vullnetit të elektoratit të LDK-së dhe se protesta e thirrur nga disa deputetë të LDK-së do të ndikonte që të mbaheshin edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë parti.

“Gjatë zgjedhjeve të fundit në LDK, u pa qartë që elektorati i gjerë nuk pajtohej aspak me koalicionin me PDK-në. Por për shkak të kapjes se partisë nga lidershipi aktual, kjo u pamundësua përkohësisht. Tani është momenti tjetër për të mundësuar ndryshimet e nevojshme”, theksoi Shala.

A do të protestonte elektorati i LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit president nga partia e tyre?

Edhe pse ka një rivalitet të madh ndërmjet elektoratit të LDK-së dhe atij të PDK-së, shtrohet pyetja se a do të ishte i gatshëm elektorati i LDK-së që të kundërshtonte zgjedhjen e Thaçit president me votat e të zgjedhurve të tyre.

Blerim Burjani, njohës i rrethanave politike në Kosovë, ka thënë për tesheshi.com se elektorati i LDK-së është i bindshëm dhe vështirë se del kundër Këshillit të Përgjithshëm dhe degëve të kësaj partie nëpër komuna.

“Jo kjo është e pamundshme, sepse deputetë – individë të këtij subjekti, dy apo tre po bëjnë rezistencë gjoja se ata janë më shumë fanatikë të LDK-së. Deputetët pra shumicë të këtij subjekti do të votojnë pro Thaçit. Isa Mustafa e dinë mirë se e vetmja shprese e tij është të votohet Hashim Thaçi, në të kundërtën humb postin e kryeministrit. Andaj kjo temë është e kryer. Ideja hipotetike për të protestuar është e pamundshme, pasi që elektorati i këtij subjekti është homogjen dhe të bindur, ata i binden Isa Mustafës, ai thotë se Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për këtë koalicion”, mendon Burjani.

Por ai thotë se nëse do të kishte protesta të tilla do të kishte zhvillime të reja politike në vend dhe vendi gjithsesi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

“Do të ishte momentum interesant politik sikur që ky subjekt kishte protestuar në çfarëdo mënyre për të bërë rezistencë të tillë edhe pse në atë situatë do të paraqiteshin opsion zgjedhjet e parakohshme pashmangshëm”, u shpreh Burjani.

Ndërkaq, deputetët që pritet të mos e votojnë dhe që do të tentojnë që ta pengojnë zgjedhjen e Thaçit për president janë: Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

Por është edhe një grup i deputetëve të LDK-së që nuk e kanë votuar qeverinë për shkak të koalicionit të dy partive në fjalë. E ndër ta është Fatmir Rexhepi, i cili është njëri nga deputetët e LDK-së që nuk ka votuar Qeverinë e koalicionit PDK-LDK në nëntor të vitit 2014. Rexhepi nuk është deklaruar asnjëherë nëse do të votojë Thaçin për president siç e parasheh marrëveshja e koalicionit.

Doruntinë Maloku gjithashtu nuk e ka votuar Qeverinë e koalicionit PDK-LDK. As ajo ende nuk është deklaruar për këtë çështje.

Ndërsa, Anton Quni, për rastin e zgjedhjes së Thaçit president nuk është deklaruar shumë. Ai nuk pati marrë pjesë në seancën kur është votuar për qeverinë e koalicionit PDK-LDK. Megjithatë Quni në një emision televiziv ka thënë se nuk ka arsye ta votojë Thaçin, pasi sipas tij, ka persona më të mirë se ai.

Një votë e dyshimtë për Thaçin është edhe ajo e Alma Lamës. Ajo nuk është deklaruar pro apo kundër zgjedhjes së Thaçit president, por në vitet paraprake ka qenë një zë kritik ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi.

Nëndega e LDK-së në Solothurn: Mos e votoni Thaçin për president!

Deri më tani disa nëndegë të LDK-së kanë dalë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i Kosovës, duke u kërkuar deputetëve të tyre që të mos votojnë për këtë kandidaturë. Ndërkohë, sot reagimi ka ardhur edhe nga kryesia e nëndegës së LDK-së në Solothurn.

Ata përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se janë kundër zgjedhjes së liderit të PDK-së në krye të shtetit.  Kjo nëndegë u ka bërë ftesë elektoratit të LDK-së që të kthjellohet në mënyrë që të parandalojë siç kanë deklaruar këtë kob që dikush po e ndjell në Kosovë.

Sipas tyre verbëria e klasës politike që udhëhiqet nga Qeveria Mustafa, u shpërfaq me të gjitha nuancat e errëta, që për prioritet kanë grabitjen, hajninë, korrupsionin, postet dhe pasurinë e jo funksionimin e shtetit ligjor.

Kjo nëndegë u ka bërë thirrje publike deputetëve të LDK-së për ta ndryshuar komplet kursin e veprimit dhe që në asnjë mënyrë të mos e votojnë Hashim Thaçin për President të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, katër fëmijë të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, katër fëmijë të vdekur

10 viktima prej stuhisë “Jonas” në SHBA

10 viktima prej stuhisë “Jonas” në SHBA

I lidhur prej 10 vitesh me arinjtë, një ditë ndodh e papritura…

I lidhur prej 10 vitesh me arinjtë, një ditë ndodh e papritura...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni