Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

8 dhjetori: si ua mori partinë studentëve grupi i “pardesyve të bardha”

by te Sheshi
08/12/2016
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
8 dhjetori: si ua mori partinë studentëve grupi i “pardesyve të bardha”

Lëvizja e Dhjetorit në Shqipëri nuk është thjesht një datë, por përbën një cak historik që shënon realisht tronditjen e në regjimi që ishte plasaritur me kohë, por që me arrogance e karshillëk po torturonte shqiptarët aq të lodhur për ndryshim.

Kush e mban mend atë kohë e di shumë mirë se si nisi degradimi i diktaturës, por edhe ajo që i dha dërrmën: greva dhe protesta e studentëve të qytetit më të ri në Shqipëri, që ishte natyrisht ai me emrin Studenti.

Gotitjen e parë e dhanë natyrisht të guximshmit e mëdhej që më 2 korrik mësynë ambasadat e huaja në Tiranë. Ndërsa më 8 dhjetor, një grup studentësh konviktorë nga rrethet morën përsipër të jepnin sinjalin më pas.

Shinasi Rama, një nga protagonistët e atëhershëm tregon në një intervistë për gazetën Shqip në vitin 2012 se gjithçka nisi nga një grup studentësh që jo vetëm menduan të kërkonin ndryshimin e sistemin por edhe e kishin programin e gatshëm.

Shinasiu, një student i Filozofisë shumë i lexuar, ishte nga të parët dhe ndjekës kishte mjaft shokë të tij, të gjithë studentë, asnjë pedagog.

Përmendim disa emra: Arben Broci, Arben Lika, Tefalin Malëshyti, Myftar Gjana, Edvin Shvarc etj.

Ata nisën protestën; ata nxitën Adil Çarçanin, atëherë kryeministër, që të shkonte në Qytetin Studenti t’i dëgjonte, për t’iu thënë më pas se i pret Presidenti, pra Ramiz Alia në takim.

E këtu nisi të prishet gjithçka. Pas takimit me Çarçanin u zhvillua më pas një protestë e studentëve, ku doli në pah dhe Azem Hajdari, të cilin Shinasi Rama thotë se nuk ka qenë pjesë e bërdhamës së parë. Por këtij grupi iu bashkuan pedagogët.

Shinasi Rama nuk donte, por të tjerët pranuan krahëhapur Sali Berishën, Aleksandër Meksin, Gramos Pashkon, Arben Imamin etj., që “mbinë” në mbrëmjen e 8 dhjetorit në Qytetin Studenti. Dhe rezultatin  e këtij zhvillimi, ku për të “n”-tën herë veproi ligjësia e “revolucionit që ha bijtë e vet”, mund ta shohim nga fakti se të gjithë studentët nismëtarë të protestës së 8 dhjetorit ose kanë vdekur ose nuk janë protagonistë ose janë në ekzil. Emrat? Arben Broci u vra më 2 prill 1991; Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998; Shinasi Rama jeton në Nju Jork si Drejtor i Programit Master i New York University.

Por ç’ndodhi më pas, pra më 9, 10, 11 dhe 12 nëntor?

U bë takimi i Ramiz Alisë me përfaqësuesit e universiteteve, ku morën pjesë edhe pedagogët.

Në këtë përfaqësi nga ata që ecën në politikë më pas janë: Arben Imami, Pandeli Majko, Ilir Meta, Arben Demeti. Mund të shtojmë edhe emrat e Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit por që të dy ishin pjesë e lëvizjes e jo e udhëheqjes.

Pas takimit me Ramiz Alinë, s’kishte më parti të studentëve. Ndërkohë që këta të fundit po ngjiteshin në Kinoklubin e qytetit të tyre, profesorët ndalën në fillimin e Rrugë

s së Elbasanit, tek Parku i Lodrave dhe shkuan në shtëpinë e Gramoz Pashkos. Aty nuk lanë as Shinasi Ramën e as Arben Likën. I vetmi që mori pesë në partinë e re që lindi aty, Partinë Demokratike ishte Azem Hajdari.

Gjendja u thye, por studentët qëndruan dhe mblodhën 300 firmat e para. Ama kjo nuk vazhdoi gjatë. Deri në mars të 1991 zgjati bashkëjetesa mes studentëve dhe pedagogëve. Studentët u larguan një nga një në destinacione të largëta. Kurse Shqipërinë e mori në dorë “grupi i pardesyve të bardha”.

Kush ishin “pardesytë e bardha”? Grupi drejtues i PD-së më 12 dhjetor, që rastësisht thuajse 80 përqind ishin jo vetëm anëtarë por edhe të rëndësishëm në ish-Partinë e Punës së Enver Hoxhës. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Kupa e Brazilit/Stadiumi shpërthen në lot, përkujtojnë futbollistët e Chapecoense

Kupa e Brazilit/Stadiumi shpërthen në lot, përkujtojnë futbollistët e Chapecoense

Flet Obama: E kam ndier racizmin dhe pse jam president

Flet Obama: E kam ndier racizmin dhe pse jam president

Mbyllet dhe në Ligën e Europës faza në grupe, mësohen emrat e skuadrave të kualifikuara

Mbyllet dhe në Ligën e Europës faza në grupe, mësohen emrat e skuadrave të kualifikuara

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni