Novak Djokovic dhe Roger Federer do të ballafaqohen sërish mes tyre në pistën e tenisit. Rivaliteti më i madh në botën e sportit të bardhë, pas atij Djokovic – Nadal, do të zhvillohet ditën e enjte, në gjysmëfinalen e Australia Open.
Tenisti serb, u kualifikua në gjysmëfinale, pasi kishte eliminuar Kei Nishikorin, 3-0 në sete, (6-3, 6-2 dhe 6-4), për dy orë e shtatë minuta.
Tani Djokovic, i cili ka mbërritur për herë të nëntë në gjysmëfinalen e këtij turneu, përballë do të ketë ish-reketin, numër një në botë, Roger Federer, që gjithashtu e ka shijuar këtë sukses shumë herë./tesheshi.com/