Kjo është një përvojë që pothuajse të gjithave amvisave u ka ndodhur të paktën një herë të vetme. Një gabim i vogël në gradimin e lavatriçes dhe çdo gjë shkon dëm. Por mos u shqetëson, ja çfarë duhet të bëni kur rrobat tuaja hyjnë në ujë.
Hapat që duhet të ndiqni
- Mbushni 2 legen me ujë të vakur. Në një hidhni shampo për fëmijë dhe përzieni lehtë me dorën tuaj, pa krijuar shkumë.
- Vendosni rrobën që është “shkatërruar” pa e zhytur. Lëreni në ujë për rreth 15 minuta, në mënyrë që të thithë shampon sa më mirë.
- Pasi të kalojnë 15 minuta, nxirreni me kujdes dhe vendoseni te legeni tjetër me ujë. Këtë herë mund ta zhysni me duar. Lëreni për pak sekonda atje dhe në vazhdim nxirreni nga uji me kujdes.
- Vendoseni rrobën mbi një peshqir dhe mbështilleni me të në mënyrë që të pijë shumicën e ujit.
- Filloni ta hapni rrobën me duart tuaja, duke i dhënë formën fillestare.
- Kur të shikoni se ajo është zgjeruar mjaftueshëm, lëreni të thahet./tesheshi.com/