Edhe pse ishte njëri ndër lojtarët më në moshë në fushë, Andrea Pirlo ka qenë vrapuesi më i madh në finalen e Ligës së Kampionëve, që Juventusi e humbi kundër Barcelonës.
Veterani italian ka përshkruar 11.669 metra, duke u bërë kështu vrapuesi më i madh në të dyja skuadrat.
Marchisio dhe Pogba ishin dy lojtarët tjerë që vrapuan më së shumti te Juve, ndërsa te Barcelona në këtë aspekt prinë Jordi Alba dhe Dani Alves. /tesheshi.com/