Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

26-vjetori i RD-së: gazeta e parë e pluralizmit me kryeredaktor të ardhur nga ZP-ja!

by te Sheshi
05/01/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
26-vjetori i RD-së: gazeta e parë e pluralizmit me kryeredaktor të ardhur nga ZP-ja!

Gazeta e parë e lirë pas shpalljes së pluralizmit në vend është shtypur natën e 4 Janarit në të gdhirë 5 janari i vitit 1991. Rilindja Demokratike, e themeluar si organ i Partisë Demokratike vetëm pak javë pas krijimit të saj ishte akti i dytë i lirisë që sapo kishte nisur në këtë vend pas gjysëm shekulli diktaturë. Sot RD-ja e cila në vitin e parë të jetës së saj u bë ushqim i shpirtit të shqiptarëve për liri, por më pas funksionoi si gazetë partiake, feston 26-vjetorin. Partia Demokratike dhe redaksia e RD-së organizoi një pritje mondane për politikanë e gazetarë në Hotel Plaza për të kremtuar këtë ditë.

Editoriali i parë i RD-së titullohej “Fjala e parë” dhe nuk kishte autor. Në numrin e parë shkruan Ben Blushi, Blendi Fevziu, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, etj..

Më poshtë editoriali i parë i RD-së i plotë:

Fjala e Parë

Sot “Rilindja Demokratike” flet fjalën e parë të saj. Kjo “Rilindje …” ka marrë për vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme: Ka marrë një detyrë që të thotë fjalën e vërtetë. Sa shumë e duam këtë fjalë! E dëgjofshim, e gëzofshim të gjithë bashkë të vërtetën!

“Rilindja Demokratike” do ta ketë zërin të dlirë dhe fjalën të lirë. E di ajo që më parë një fjalë: vetëm kur e vërteta është e lirë, atëherë liria është e vërtetë.  Prandaj do të bëjë të pamundurën të mundur për të thënë dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Ajo kurrë nuk do të ruajë sekretin për disa dhe l…në pa kufi për ca të tjerë. Ajo do ta shprehë dhe do ta mbrojë mendimin e lirë të gazetarëve të saj, të bashkëpunëtorëve, por edhe më gjerë, ose krejt gjerë: të drejtën e ligjshme të mendimit e të shprehjes së lirë në një popull të tërë. Që në fjalën e  parë “Rilindja Demokratike” bën thirrje që askush të mos cenohet, të mos persekutohet, të mos censurohet për shkak të fjalës, të mendimit e të shprehjes.

“Rilindja Demokratike” lind pikërisht për të kryer vepër të madhe demokratike në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo është gazetë demokratike dhe do të ketë në mendjen e saj mendimin dhe fjalën e  publicistëve  të shquar demokratë e përparimtar shqiptarë, do të ketë guximin e dëshmorëve për demokraci, do të ketë idealin e drejtësisë sociale e të demokracisë. “Rilindja Demokratike” në çdo fjalë e në çdo germë do të ketë çështjen e kombit e të atdheut. Kombi të ndritet, të vëllazërohet e të përparojë. Kombi shqiptar të ngjitet ku i takon e të zhvillohet! Atdheu të gëzojë liri e indipendencë, atdheu ynë i lashtë të bëhet çerdhe e dashur dhe kopsht lulesh për bijtë e vet, që këta të mos ia kthejnë jo shpinën, por as fjalën të mos ia kthejnë kurrë atdheut. Për këtë do të përpiqet “Rilindja Demokratike”.

Në faqet e “Rilindjes Demokratike” do të shihemi e do të kuvendojmë me vëllezërit tanë kosovarë, me të gjithë shqiptarët vëllezër tanë të shpërndarë nëpër botë, që nga brigjet e tejshme të Adriatikut e gjer në kontinentin amerikan.

“Rilindja Demokratike” i ka faqet të hapura.

Ajo do të interesohet për të gjithë problemet që ka jeta e popullit: Për ekonominë, për kulturën, për historinë për letërsinë e artin, për të drejtën, për mësimin, për mendimin e ndërgjegjen, për zakonin e traditën, për sot e për nesër. “Rilindja Demokratike” shikon përpara. Ajo ka një dëshirë e vullnet që të hyjë tek të gjithë, te fshatari, te shkollari, te punëtori, te intelektuali, te shkrimtari e shkencëtari, tek i riu e fëmija, tek të mëdhenj e të vegjël. “Rilindja Demokratike”, e cila lindi së bashku me Partinë Demokratike, do të mbështesë e do të pasqyrojë çdo reformë demokratike që i shërben përparimit, pavarësisht se cila forcë politike do të jetë nismëtare dhe zbatuese e saj. Ajo do të kultivojë dialogun, tolerancën, pluralizmin.

Por fjala e “Rilindjes…” nuk do të jetë kurrë lustër e lajkë. Fjala e saj do të jetë e rreptë kundër burokracisë, ndaj autokracisë, ndaj çdo të keqeje që do të përpiqet ta pengojë përparimin e vendit, lirinë e njeriut, forcimin e shtetit juridik shqiptar. Të mos qëndrojmë duarkryq para së keqes shoqërore dhe shtetërore, këtë do ta zbatojë vetë dhe do t’ia kërkojë lexuesit “Rilindja Demokratike”.

“Rilindja Demokratike” do të flasë fjalën shqipe, shqipen gurrë e qelibar, që nuk ngec nëpër gurët e sofizmave, që nuk njëtrajtësohet me enët e ideologjive të caktuara, që nuk flashket nëpër frazat e gjata boshe me pamje zyrtare. Ka një dëshirë “Rilindja Demokratike”: që njerëzit të mos thonë më: mos më fol si në gazetë. Por të thonë: Flasim si “Rilindja…”. Ajo ta ketë fjalën për ta pirë me etje. Gëzuar të gjithëve fjalën e lirë.”

Ishte ky pra shkrimi i parë i RD-së, në ballë të saj, e që sot quhet ndryshe aperturë.

Më pas vijuan shkrime të tjera pikante, siç ishte ajo me Tao Tao-n  e Frrok Çupit, ku vihej në lojë Adil Çarçani. Por gjërat nuk do shkonin mbroth në këtë gazetë, ashtu siç në vetë PD-në, ku Çupi, kryeredaktori i parë i saj, i ardhur nga ZP-ja, do largohej në një formë ndarjeje me vetë PD-në dhe Berishën për mospajtime në frymën editoriale. Në vite do kishte lëvizje të shumta në këtë gazetë, e cila padyshim reflektonte, siç u cek më sipër, problemet e vetë PD-së.

Edhe pse sot RD nuk është më ajo e para, siç nuk është dhe PD-ja, ajo gjithsesi mbetet historike si gazetë për vetë momentin historik kur doli në treg. Por ajo çka nuk është thënë deri më tani – edhe pse dihet – është pikërisht fakti që kryeredaktori i parë i saj vinte nga ZP-ja, një përputhje që nuk ngjan aq rastësore me faktin që dhe lideri i PD-së, Berisha, vinte nga radhët e Partisë (komuniste) të Punës.

Çupi, gjithsesi pati një dënim “me punë” për shkak të një shkrimi aty nga gjysma e dytë e viteve ‘80, duke kaluar më pas në gazetën “Puna” të Bashkimeve Profesionale, gjithsesi dhe ajo e regjimit. Dhe ishte jo pak befasi për një masë demokratësh që kryeredaktor i RD-së të ishte pikërisht një emër që deri atë çast nuk ishte shfaqur si ndër njerëzit e “orëve të para” në lëvizjen demokratike. /tesheshi.com/                     

Related Posts

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Rrëfim nga Oçalan: kështu u përdorën kurdët nga Izraeli për dekada
Gjeopolitikë

Rrëfim nga Oçalan: kështu u përdorën kurdët nga Izraeli për dekada

01/07/2025
Next Post
Serbia: Së shpejti me dalje në Durrës

Serbia: Së shpejti me dalje në Durrës

Nga Edi RAMA: Dje, Sot, Nesër (viti 1991)

Nga Edi RAMA: Dje, Sot, Nesër (viti 1991)

Ja ç’kapi policia mbrëmë gjatë një aksioni, mungon shkopi i bejsbollit

Ja ç’kapi policia mbrëmë gjatë një aksioni, mungon shkopi i bejsbollit

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni