Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

26 vjet më parë: dy dokumente policore mbi faljen e parë të xhumasë në xhaminë e Plumbit Shkodër

by te Sheshi
16/11/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
26 vjet më parë: dy dokumente policore mbi faljen e parë të xhumasë në xhaminë e Plumbit Shkodër
22
SHARES

Nga Roald A. Hysa

dsc03273

Nën masa të rrepta sigurie policore ka aguar mëngjesi i ditës së premte të nëntorit të largët të vitit 1990, ku falja e xhumasë së parë në Xhaminë e Plumbit Shkodër është ndjekur nga forcat policore të regjimit monist dhe pesë civilë, që do të vëzhgonin nga afër situatën, në rast se do të kishte zhvillime të jashtëzakonshme. Këto dhe të tjera na i tregojnë dy dokumente tepër të rralla të lëshuara nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (Rendit)*. Një dokument është kërkesa e bërë nga grupi nismëtar, i cili organizoi tubimin e parë të xhumasë drejtuar Policisë së rrethit Shkodër, ndërsa dokumenti i dytë është një raport i shefit të policisë Shkodër, Dilaver Papare me mbishkrimin “SEKRET”, kopje e të cilit i është dërguar kryetares së Komitetit Ekzekutiv të rrethit Shkodër. Nëntori është një muaj i pasur me data për të përkujtuar për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për myslimanët shqiptarë është data 16 nëntor 1990, ditë kur u fal xhumaja e parë zyrtarisht pas një errësire të gjatë 23- vjeçare. Një grup besimtarësh myslimanë bënë përgatitjet e nevojshme, që ceremonia të zhvillohej normalisht dhe Xhamia e Plumbit të ishte e gatshme për fjalën e rastit, e cila do të mbahej nga Hafiz Sabri Koçi. Këtij grupi pasi janë paraqitur në polici i është bërë presion nga drejtorët e qendrave të punës ku ata punonin, që të mos marrin pjesë në ceremoni dhe dy prej tyre janë tërhequr. Të tjerët janë treguar të vendosur dhe i kanë shkuar deri në fund organizimit të xhumasë. Organizatorët pasi kanë bërë përgatitjet që xhamia me mjediset e saj të jenë të riparuara, të sistemuara dhe suvatuan e lyen me bojë i janë drejtuar shefit të policisë së rrethit Shkodër me një kërkesë të posaçme për këtë tubim. Një komision prej 12 vetash e kanë nënshkruar kërkesën, ku paraqitej edhe mënyra e zhvillimit të xhumasë. Ndër kërkesat ka qenë, edhe vendosja e një flamuri shqiptar, edhe e një flamuri me dëshminë islame, por që më pas janë refuzuar nga shefi i policisë së Shkodrës Dilaver Papara.

dsc03275

Në dokumentin sekret ku i raportohet ngjarja autoriteteve të asaj kohe shefi i policisë tregon për masat e rrepta të sigurisë që u morën. Shërbimi policor te Komiteti i Partisë dhe Radio Shkodra u përforcua, në vendin e tubimit u vendosën pesë civilë me detyrë vrojtimin dhe identifikimin e personave që mund të cenonin rendin, një grup policësh së bashku me një oficer qëndruan pranë xhamisë për një ndërhyrje të shpejtë, një grup tjetër i madh policësh qëndronin rreth 300m larg xhamisë së bashku me dy oficerë të gatshëm për të shpërndarë turmën, në kodrat në lartësi mbi xhaminë policia rrugore bllokoi trafikun e automjeteve dhe karrocave. Inspektori i qarkullimit rrugor dhe postblloku i urës në Bahçellëk u njoftuan dhe u vunë në gatishmëri për të ndaluar njerëz që mund të vinin nga Kavaja për të marrë pjesë në ceremoninë e faljes së xhumasë. Lajmi i fundit rezultoi të ishte fals, sepse pjesëmarrësit ishin vetëm qytetarët shkodranë nga të gjitha lagjet. Rreth orës 10 të paradites në xhaminë e Plumbit kanë qenë të vendosur të gjithë policët dhe ceremonia ka filluar rreth orës 11 e 30 sipas raportit të shefit Dilaver Papara.

15027646_1460283677334897_3205042893954159601_n

Njerëzit që e organizuan tubimin kishin dhënë garanci, por nga ana tjetër gjendeshin para një presioni të paparë nga të gjitha anët. Autoritetet vendore të kohës ishin nën tension dhe atmosfera ishte e rënduar nga 23 vjet dhunë ndaj besimtarëve e hoxhallarëve, sidomos atyre shkodranë. Hoxhallarët shkodranë kishin përfunduar nëpër burgje dhe Hafiz Sabriu kishte kaluar 20 vjet në burgjet më famëkeqe të regjimit monist. Vetë Hafiz Sabriu ishte thirrur në polici për ta dekurajuar, mirëpo deklaratat e tij ishin, se do të zbatonte ligjin. Ja se si e kujton Hafiz Sabri Koçi atë ditë:

“Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor… sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi (plot) me njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantët rreth e përreth. S’mund të bëje asnjë hap. Të gjithë filluan tekbiret. Brohorisnin. Masa gjithnjë e më tepër merrte flakë… Policia kishte ardhur… binin përforcime të reja. Rinia kishte vendosur që po të ishte nevoja edhe të jepnin jetën. Kam hipur në një tribunë të ngritur për atë qëllim. Mezi e përmbajta veten dhe s’mundja t’u besoja syve të mi. Thashë: A jam në mend apo s’jam!? S’kisha parë në jetën time aq të tubuar. E mora fjalën dhe mbajta një bisedë të shkurtër. E pashë veten aq të lumtur saqë nuk kisha gajle edhe sikur t’u bëja kurban (të sakrifikohesha). Nuk kishte gëzim më të madh për jetën time.”

Hafiz Sabri Koçi, rahmet pastë pas asaj dite nuk gjeti qetësi më dhe u vu në krye të një lëvizjeje, e cila do ta rigjallëronte Islamin në të gjithë vendin. Çdo gjë shkoi për bukuri atë ditë, njerëzit shuan sadopak etjen e tyre për Fjalët e Zotit dhe u larguan për në shtëpi të qetë. Kështu u rinis edhe një herë udhëtimi drejt lirisë së besimit për ringritjen e fesë. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme ku 5,000 njerëz ishin të pranishëm në ceremoni dhe mbi 1,000 të tjerë e ndiqnin nga kodrat përreth na tregon për urinë e madhe shpirtërore për ritet fetare, por njëkohësisht edhe për lirinë e shumëkërkuar nga shqiptarët. Ceremoninë e xhumasë e ndoqën nga afër edhe shumë katolikë në shenjë solidarizimi me bashkësinë myslimane.

Emrat e komisionit nismëtar:

  1. Ferit Hamid Lluja
  2. Brahim Feim Bilali
  3. Mit’hat Esat Myftia
  4. Rasim Halim Sokoli
  5. Abdyl Ismet Sallku
  6. Mevahid Qamil Tresi
  7. Surri Muhamet Rexhepi
  8. Artur Shpëtim Komi
  9. Besnik Rasim Sokoli
  10. Elmaz Rexhep Pateriku
  11. Qamil Muho Nikshiqi
  12. Faik Arif ??? i palexueshëm

* Për dokumentet falënderojmë ish-drejtorin e Arkivit, historianin Kastriot Dervishi, që na i ka vënë në dispozicion këto dy dokumente, si dhe shumë të tjera që i përkasin historisë së bashkësisë myslimane gjatë viteve të errëta të regjimit monist në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Turqia shpreh zhgënjimin e thellë për qëndrimin me dy standarde e hipokrit të BE-së ndaj saj

Turqia shpreh zhgënjimin e thellë për qëndrimin me dy standarde e hipokrit të BE-së ndaj saj

Kinë, një firmë ua vonon rrogat punonjësve që mos t’i shpenzojnë në gjëra pa vlerë

Kinë, një firmë ua vonon rrogat punonjësve që mos t’i shpenzojnë në gjëra pa vlerë

Sarkozy akuzohet për marrjen e miliona eurove nga Gaddafi

Sarkozy akuzohet për marrjen e miliona eurove nga Gaddafi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni