Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

24-vjetori/ Historia e pashkruar e FRESSH-it: si u mënjanuan themeluesit, mes tyre dhe një kosovar

by te Sheshi
15/01/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
24-vjetori/ Historia e pashkruar e FRESSH-it: si u mënjanuan themeluesit, mes tyre dhe një kosovar
5
SHARES

Nga Ylli Pata

Ka nisur prej disa orësh në rrjetet sociale një valë kujtimesh dhe nostalgjie në përkujtim të përvjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist nga ish-themelues e protagonistë, në një ditë kur vetë “mamaja” zyrtare e FRESSH-it, Partia Socialiste as nuk e ka vënë ujin në zjarr.

Në fakt, çdo 15 janar FRESSH bëhet lajm; pasi për disa vite ky grupim politik ka qenë një parti brenda partisë dhe ka prodhuar qarqe pushteti që dolën dy kryeministra, po dhe sollën ndarjen më të madhe në të majtën shqiptare, pikërisht daljen në skenë të LSI-së, si edhe disa partizave të tjera të vogla si ajo e Petro Koçit dhe Gjergj Kojës.

Por çfarë ishte FRESSH-i?

Pse u krijua dhe pse u mënjanuan 80 përqind e njerëzve që e krijuan këtë grupim dhe në krye dolën vetëm disa politikanë që siç u pa më vonë patën mbështetjen e superstrukturës së PS-së?

Forumi Eurosocialist u krijua në momentin që PS-ja mbante mbi supe peshën e madhe të ish-PPSH-së duke i dhënë menjëherë impakt të majtës shqiptare për rinovimin e saj.

Megjithatë, FRESSH ka një histori më interesante se kaq. Për herë të parë në grupin e parë themelues ka pasur një aktivist të strukturave të rezistencës së Kosovës, që natyrisht i përkiste krahut të majtë. Me një fjalë, FRESSH si asnjë lëvizje politike, pati një dimension mbarëkombëtar.

Gjashtëshja e parë

Shumë pak e dinë, por Ilir Meta, kryetari më jetëgjatë i FRESSH-it nuk ka qenë pjesë e grupit themelues të kësaj organizate, të cilën ai e kanalizoi si një forcë lëvizëse të fuqishme brenda së majtës shqiptare, duke krijuar feedback politiv për vete dhe grupin e tij mbështetës.

Themeluesit e Forumit Eurosialist janë: Ilir Zela, Haki Morina, Lavdrim Krashi, Pandeli Majko, Arjan Kokoshi dhe Flamur Metollari.

Shpërthimi i lëvizjes studentore dhe krijimi i PD-së me protagonizmin marramendës krijoi një hapësirë të mundshme për lëvizje alternative, aq më shumë, kur Pandeli Majko kishte qenë një nga protagonistët e Lëvizjes Studentore.

Madje një letër e hapur e Majkos drejtuar kryeministrit të asaj kohe, Adil Çarçanit ishte një nga shkëndijat e shpërthimit të lëvizjes.

Të 6-të themeluesit e FRESSSH-it, në verën e vitit 1991 u prezantuan në “Zërin e Popullit” si një lëvizje rinore me orientim të majtë politik që shumë shpejt do të merrte frenat brenda PS-së.

Por pikërisht, kjo fuqi e eurosocialistëve do të shënonte një luftë sektare të egër brenda vendit që do të mënjanonte nga hyrja në politikën reale shumicën e njerëzve që e krijuan FRESSH-in.

Nuk kaloi shumë kohë nga krijimi dhe në gjashtëshja u shtua fuqishëm duke marrë edhe nga strukturat e mëdha të partisë “mëmë” njerëz të rinj dhe trashëgimtarë të anëarëve të PS-së.

Në këtë kohë nisin dhe prurjet e mëdha. Më e rëndësishmja ishte ajo e Ilir Metës, një nga pjesëmarrësit në Lëvizjen Studentore, që sapo vuri këmbën në FRESSH u emërua kryetar i degës së Tiranës.

Nga grupi i gjimnazistëve spikatën disa nga aktivistët, por më e njohura u bë Monika Kryemadhi, një e re energjike që me kalimin e viteve u bë edhe bashkëshortja e Ilir Metës, pasi u njoh dhe u dashurua brenda organizatës.

Më 15 janar 1992 u bë dhe samiti i parë i madh  FRESSH-it, i cili mban edhe datën historike të krijimit të këtij grupimi politik.

Haki Morina, shqiptari nga Kosova që e njihte politikën më shumë nga të gjithë, pasi kishte qene aktivist dhe pjesëmarrës në rezistencën e Kosovës, madje edhe i burgosur nga regjimi serb, mbajti fjalimin prezantues.

Një paraqitje tipike politike duke argumentuar nevojën e një pakti kombëtar të politikës shqiptare në mënyrë që Kosova duhet të jetë vërtetë thelbi i programit politik të çdo partie shqiptare.

Po të shohësh tribunën e 15 janarit 1992, është shumë interesante pasi ka shumë protagonistë që në fushat e tyre ishin të rëndësishëm, por në politikë kanë mbijetuar vetëm tre vetë: Ilir Meta, kryeministër, zv,kryeministër, ministër e sot Kryetar i Kuvendit; Pandeli Majko, dy herë kryeministër, ministër Mbrojtjeje dhe deputet prej 25 vjetësh; Monika Kryemadhi, deputete dhe drejtuese e FRESSH-it e më pas edhe e LSI-së.

Të tjerët tashmë kanë dalë thuajse fare nga politika. Madje edhe Ndre Legisi, i cili erdhi në FRESSH pas një aktiviteti në Lëvizjen Studentore të Universitetit Bujqësor, ku i bëri një letër të hapur Berishës për devijimin nga idealet e dhjetorit.

Kryetar i parë i Komisionit Nismëtar u zgjodh Ilir Zela, i cili sot nuk është në politikën active, por mban një post të lartë në administratë.

Më pas, në kongresin e parë të eurosocialistëve që u mbajt në verën e vitit 1992, kryetar u zgjodh Pandeli Majko, pas një gare të fortë me Ilir Zelën.

Por 3 vjet më pas Majko do të humbte pas një gare shumë të ashpër me Ilir Metën, ku fitues doli ky i fundit.

Ky post e rriti Metën më pas edhe në hierarkisë së PS-së duke u bërë nënkryetar dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë.

Meta, monopolizoi drejtimin e forumit duke sjellë mënjanimin e parë të rivalëve të tij. Nga ky antagonizëm lindi lëvizja për mocion brenda PS-së, që lineoi antimetistët në krah të Fatos Nanos nga burgu, prej së cilit u shkarkan katër nënkryetarët, ndër ta edhe Ilir Meta.

Në vitin 1996, Pandeli Majko u zgjodh në ekzekutivin e ri të PS-së ku numri dy ishte Rexhep Mejdani dhe i gjithë lobi i Metës u mënjanua. Por nuk qëndroi gjatë kështu. Fatos Nano, i ardhur kryeministër në vitin 1997 afroi Ilir Metën kur e pa që grupi që kishte zgjedhur në krah, nuk patën peshën e duhur të dominonin.

Megjithatë, Fatos Nano jep dorëheqjen në vitin 1998 dhe Pandeli Majko zgjidhet kryeministër. 30-vjeçari nuk vonoi por mori Ilir Metën si krahun e tij të djathtë duke krijuar për herë të parë një “qeveri të FRESSH-it’. Kjo është edhe periudha që shënon kulmin politik të eurosocialistëve që solli më pas përplasjen më të madhe. Në kohën kur Majko largohet si pasojë e humbjes së betejës partiake me Fatos Nanon, Ilir Meta bëhet kryeministër duke kryer operacionin e dytë të spastrimit të FRESSH-it.

Në filmimet dhe festat eurosocialiste, familja Meta dhe një grup i ngushtë eklipsuan gjithçka. Haki Morina, pas një angazhimi në UÇK u rikthye në Kosovë, ndërsa sot është një analist i lirë i medias shqiptare.

Lavdrim Krashi jeton në Britaninë e Madhe ku punon si zyrtar i rëndësishëm i pushtetit vendor të kryeqytetit britanik, Londrës. Është në strukturat e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, por Edi Rama e ka angazhuar edhe kryetar i PS-së për Britaninë e Madhe.

Ilir Zela, aktualisht është kryeinspektor i inspektorateve të Shtetit.

Pandeli Majko është deputet i Partisë Socialiste.

Arjan Kokoshi është emigrant në Itali, pas një përvojë të shkurtër në aparatin e PS-së në 2001-in.

Flamur Metollari është larguar nga Shqipëria dhe nuk merret me veprimtari politike.

Këto janë vetëm emrat kryesore por ka një mori intelektualësh që nuk u angazhuan pas mënjanimit nga politika, edhe pse ishin me të dhëna të mira.

Maksim Caslli, një nga ekspertët e njohur të ekonomisë në vend, sot punon në organizmat financiare ndërkombëtare; Ndre Legisi i është kthyer profesionit të agronimit dhe ka ngritur një fermë model, duke u mënjanuar përfundimisht nga politika; Klementina Sinani, një nga gazetaret e njohura televizive, sot nuk është në politikë; Sokol Hazizaj, një nga freshistët e parë, sot një nga konstitucionalistët dhe ekspertët e ligjit më të mirë që ka Shqipëria, sërish është mënjanuar nga politika. Por ka dhe emra të tjerë.

Gjithçka në FRESSH u rrotullua në dy emra: Majko dhe Meta që duke u përfshirë në një përplasje të gjatë rrokullisën dhe organizatën që e krijuan 24 vite më parë. /teshehsi.com/

Related Posts

Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Reforma në Drejtësi: Prokurorët kundërshtojnë draftin e ekspertëve

Reforma në Drejtësi: Prokurorët kundërshtojnë draftin e ekspertëve

Thellohet hendeku, Spartak Braho: LSI nuk pajtohet me draftin e reformës në drejtësi

Thellohet hendeku, Spartak Braho: LSI nuk pajtohet me draftin e reformës në drejtësi

Arrestohet anëtari i Kryesisë së VV-së, Artan Abrashi

Arrestohet anëtari i Kryesisë së VV-së, Artan Abrashi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni