Kriza e emigracionit në Venezuelë, protestat në Gaza, Novak Djokovic në “US Open” dhe i nxehti në Nju Jork – janë disa nga ngjarjet që mbulon përmbledhja e 20 fotografive të javës nga “The Guardian”, me punët e fotoreporterëve më të mirë të botës.
Rripi i Gazës. Demonstrues palestinezë hedhin gurë ndaj trupave izraelite gjatë një proteste me kërkesën për kthimin e tyre në atdhe, në gardhin kufitar midis Izraelit dhe Gazës.
Qyteti i Gazës. Fëmijët presin jashtë një shkolle të financuar nga OKB, në ditën e parë të vitit akademik. Qindra mijë fëmijë palestinezë po rikthehen në shkollë në rripin e Gazës për shkak të financimit të shumë shkollave nga OKB-ja dhe agjencitë e ndihmave.
Ipiales, Kolumbi. Familjet emigrate venezueliane zbresin nga një kamion në autostradën pan-amerikane midis Pasto dhe Ipiales në Kolumbi rrugës së tyre për në Peru.
Huaquillas, Ekuador. 16-vjeçari Nacari, pret në qytetin Huaquilla, në kufirin midis Ekuadorit dhe Perusë, pasi ka udhëtuar përmes vendit në një autobus të mundësuar nga autoritetet ekuadoriane si pjesë e një korridori humanitar për venezuelianët që largohen nga kriza ekonomike e vendit të tyre.
Nju Jork. Një grua reagon ndaj një tufe bletësh në sheshin Times.
Nju Jork. Novak Djokovic i Serbisë përpiqet të freskohet gjatë një pushimi në ndeshjen kundër Marton Fucsovics të Hungarisë në turin “US Open”.
Cox’s Bazar, Bangladesh.Shirat që solli musonet lagin deri në palcë refugjatët Rohingya nga Majnmari gjatë një loje në kampin e refugjatëve Balukhali. Hetuesit amerikanë thanë këtë javë se ushtria e Majnmarit ka kryer genocid kundër Rohingya-ve në shtetin Rakhine dhe se figurat më të larta të saj duhet të hetohen për krime kundër minoriteteve në të gjithë vendin.
Cox’s Bazar, Bangladesh. Shirat e musonëve godasin kampin e refugjatëve Unchiprang. Hetuesi amerikanë thanë se ushtria e Majnmarit ka kryer krime kundër njerëzimit në shtetin Rakhine që kanë detyruar më shumë se 720 mijë njerëz të largohen.
Hanyuan, Kinë. Dyert që shmangin përmbytjet janë të hapura ndërsa shira të dendur bien mbi digën Pubugou në lumin Dadu.
Sydnej. Një grua bërtet për ndihmë përpara se të shpëtohet ndërsa u përfshi nga një rrymë e fortë në plazhin Bronte ne Sidnej. Zyra e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim për sërfistët ndërsa valë të larta goditën bregun.
Melburn. Pulëbardhat fluturojnë pranë resë së tymit të zi nga një zjarr në fabrikë në periferinë e brendshme të Melburnit.
Bunol, Spanjë. Njerëzit argëtohen me domate gjatë luftës së përvitshme në festivalin Tomatina.
Xhakarta. Atletet garojnë në finalen e 5 mijë metrave gjatë Lojërave Aziatike.
Xhakarta. Çiklistët marrin pjesë në raundin e parë të garës për burra në Lojërat Aziatike.
Wuhan, Kinë. Biçikleta në një vepër arti.
Mount Kumgang, Koreja e Veriut. Anëtarë të ndarë të familjeve nga Koreja e Veriut dhe ajo Jugore thonë lamtumirë në ditën e fundit të bashkimit të tyre.
Detroit, Miçigan. Njerëzit punojnë për memorialin për këngëtaren Aretha Franklin jashtë kishës baptiste përpara se trupi i saj të arrijë për homazhe në Detroit.
Washington DC. Arkmorti i senatorit John McCain mbahet në rotondën e Kapitolit. Ai ndërroi jetë fundjavën e shkuar në moshën 81- vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.
Washington DC. Zonja e Parë, Melania Trump, mbjell një filiz nga pema origjinale e lisit Eisenhower që u nxorr nga toka vitin e kaluar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/