Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

2 prilli ‘81, 2 korriku ‘90-të, 2 prilli ‘91: thjesht një koinçidencë përkimi i këtyre datave për Kosovën dhe Shqipërinë?!

by te Sheshi
03/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
2 prilli ‘81, 2 korriku ‘90-të, 2 prilli ‘91: thjesht një koinçidencë përkimi i këtyre datave për Kosovën dhe Shqipërinë?!

Është folur shpesh gjithë këto vite se ka pasur një dorë, atje në Beograd, që është “kujdesur” që, kur ka prodhuar trazira në Shqipëri, t’i bëjë ato pikërisht në data të rëndësishme për Kosovën.

Dy prej të cilave janë 2 prilli dhe 2 korriku, me vite të ndara dhe evenimente krejt të kundërta në Kosovë dhe Shqipëri.

Për të gjitha është folur, por kurrë nuk është analizuar se a kanë bazë fjalët e hedhura nga dikush; dhe të arrihet në përfundim që t’i jepet fund këtij diskutimi që ndoshta është spekulim por ndoshta edhe i vërtetë.

Më 2 prill 1981 në Kosovë nisën protestat e studentëve për të kërkuar statusin e “Republikës”. Po në të njëjtën ditë, një student prishtinas vendosi flamurin shqiptar tek një tank serb.

Shërbimi secret serb, UDB akuzoi në atë kohë shërbimin shqiptar se qëndronte prapa protestave në Prishtinë.

Në arrestimet dhe ndjekjen që iu bënë studentëve, në torturat e egra, pyetej mbi lidhjet me Tiranën.

Fakt është që diktatori komunist Enver Hoxha, shkroi vetë një artikull në gazetën e PPSH-së Zëri i Popullit ku përkrahte demonstratat në Prishtinë.

2 prill 1991 shkoder

Dhe siç duket, UDB-ja e kishte mbajtur mend mirë atë datë për të realizuar hakmarrjen.

10 vjet më vonë, në qytetin e Shkodrës, më 2 prill 1991 ndodhi një vrasje e rëndë që tronditi Shqipërinë, ekuilibrat politikë dhe ato institucionale.

Atë ditë u vranë në Shkodër katër përkrahës së opozitës së atëhershme, por rrethanat dhe autorët direkt të vrasjes kurrë s’u zbuluan. Pas asaj dite, Shqipëria u fut në kaos dhe sulmi ndaj policisë u bë precedent.

Ka patur disa zëra të cilët kanë përmendur shërbimet serbe si “dorë të fshehtë” që qëndron prapa kësaj ngjarjeje. Gazetari Bedri Islami, duke shfletuar ditarin e tij kur ishte reporter në vitin 1991, përmend tek e përditshmja Dita disa argument të lidhjes së asaj ndodhie tragjike me serbët.

Ndërkaq, një datë tjetër përkon si “rastësisht” për mirë në Kosovë dhe për zi në Shqipëri.

2 korriku 1991. Në Prishtinë, deputetët shqiptarë të Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës shpallën vendimin e tyre me shumicë votash për ta bërë Kosovën “Republikë.

Një ngjarje shumë e rëndësishme, që, nëse nuk do të eklipsohej në mediat e Europës së qetë dhe pa zhvillime, Kosova, që në 1991 do të ishte në qendër të opinionit publik botëror dhe axhenda e pavarësimit do të afrohej shumë.

Sepse e vërteta është se asnjë nga mediat botërore nuk e pasqyroi “2 korrikun” e shpalljes “Republikë” të Kosovës. Dhe jo vetëm për faktin se ato ditë zhvillohej botërori i futbollit Italia ’90-të – një naivitet i Rugovës me shokë në përzgjedhjen e asaj kohe mu për këtë shkak – porse të gjitha mediat e Europës u përqendruan në Tiranë, atje ku ishin hapur katër kanatësh dyert e ambasadave dhe me qindra e mijra shqiptarë kishin kaluar kufirin virtual, duke kaluar nga komunzmi në kapitalizëm, nga lindja në perëndim, me një të kapërcyer të kangjellave.

download

E gjitha bota po shqyente sytë duke parë plojën në mes të Tiranës, ku masa të mëdha njerëzish kërkuan azil politik për t’ia mbathur nga vendi, pa pyetur fare se si po shkonin ndeshjet e botërorit; se si po eliminohej Brazili nga Argjentina që në tetëshe, apo se si Toto Skilaçi, me golat e tij po e çonte Italinë në delir.

Edhe në atë rast, Ramiz Alia dhe krerët e atrofizuar të PPSH-së thanë se çka ndodhi me ambasadat e ka një lidhje me shërbimin jugosllav. Por atyre nuk besonte askush më, sikur edhe të thonin një gjë që mund të qëndronte.

Por sot, pas shumë vitesh, pse nuk flasin protagonistët realë të institucioneve, por edhe historianët, të cilët duke qëmtuar arkivat që tashe janë hapurm, të bëjnë radiografinë e këtyre ngjarjeve, të cilat nuk duhet të jenë më hamendësime, por të vërtetuara katërcipërisht.

Nuk na falet që edhe kaq gjë nuk arrijmë t’i dokumentojmë, por kemi një mijë versione për datat e rëndësishme historike.

Përgatiti: Ylli Pata  – /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Ikën dhe Cezare Maldini, një legjendë e Italisë dhe Milanit

Ikën dhe Cezare Maldini, një legjendë e Italisë dhe Milanit

E konsiderojnë tradhëtar, serbët e Zubin Potokut presin me armë kryeministrin Vuçiq

E konsiderojnë tradhëtar, serbët e Zubin Potokut presin me armë kryeministrin Vuçiq

Provokon Vuçiq: Trepçën do ta ruajmë, është e jona

Provokon Vuçiq: Trepçën do ta ruajmë, është e jona

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni