Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

180 minutat e tensionit të përballjes Lu-Vllahutin në selinë e PD-së, arsyet e bojkotit të Berishës

Nga te Sheshi
11/05/2016
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
180 minutat e tensionit të përballjes Lu-Vllahutin në selinë e PD-së, arsyet e bojkotit të Berishës
8
SHPËRNDARJE

Nga Ylli Pata

Donald Lu dhe Romana Vllahutin, dy ambasadorët që kanë marrë në dorë reformimin e drejtësisë shqiptare, mbërritën në selinë blu 5 minuta para orarit të përcaktuar, në 09.55.

Tek porta i priti Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar. Një shtrëngim duarsh me kortezi, por që u pa qartë se tensioni ndihej në fytyrat e dy palëve. Nga brenda, kryetari Lulzim Basha nuk e ka ndarë telefonin.

Doktor Berisha e kishte konfirmuar mungesën në takim, por nuk po vinin as “senatorët”.

Përgjigja nga receptori ishte “ka trafik, po vijmë”.

E në fakt ashtu ndodhi. Jozefina Topalli erdhi gjithë tërsëllimë rreth çerek ore me vonëse.

Me çehre në ngrysur përplasi derën e mercedesit ML.

Nuk kaloi as dy minuta dhe në një makinë të vogël, madje shumë të vogël mbërrijnë së bashku ish-ministrat Ridvan Bode dhe Flamur Noka. Ishin të qeshur dhe jo si Topalli në fytyrë.

Deputetët rioshë të PD-së kishin mbërritur gjysëm ore përpara. Ndërkaq, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, tha për mediat se mungesa e doktorit është thjesht për faktin se ai i ka takuar disa herë ambasadorët dhe e ka marrë “breefing-un” e nevojshëm.

Por çështja ishte më e komplikuar se kaq. Diplomatët e morën për bojkot, megjithëse zëra brenda PD-së thanë se çështja u ka ardhur për shtat diplomatëve të Perëndimit pasi mungesa e doktorit do ta ç’tensiononte mbledhjen.

Megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Ndërkohë që në selinë e PS-së dhe të LSI-së, Donald Lu dhe Vllahutin kanë qëndruar vetëm gjysëm ore, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ata nuk luajtën vendit për 2 orë e gjysëm.

Mbledhja ishte e tensionuar dhe nga brenda vinin informacione se ambasadori amerikan i ka kërkuar PD-së që të marrë përgjegjësinë e situatës. Ka folur gjatë duke i bërë thirrje opozitës që të jetë “aksionere” e institucioneve të reja të drejtësisë, duke u nisur nga Kryeprokurori.

Dhe meqë ra fjala, me vete Lu kishte edhe shqiptaro-amerikanin Gjon Juncaj.

Ndërkaq, kur kishte kaluar ora e parë e takimit, disa deputetë të cilët njihen si antagonist të reformës, dilnin në dritare për të tymosur cigare. Ndër ta spikasnin Ridvan Bode dhe Gent Strazimiri.

Dalja e ambasadorëve po vonohej. Topalli që kishte ardhur me vonëse doli më herët. Kësaj radhe qeshi me zor: “Kam takime me ambasadorë të tjerë”, tha ish-kryeparlamentarja.

Po kush janë “ambasadorët e tjerë”? Metaforë për ish-kryeministrin Berisha, apo vërtetë do të takonte ndonjë diplomat tjetër. Kush ambasador të jetë më i rëndësishëm se Lu dhe Vllahutin?!

Ish-kryeparlamentarja tha se takimi do të vazhdojë gjatë…

Dhe vërtetë ai zgjati rreth një orë e gjysëm më shumë se ishte parashikuar.

“Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë. Nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, nuk do të ketë urdhëra. Jemi të përgatitur të jemi konnstruktiv por duam dhe partner, opozitë konstruktive.  Kjo reformë të marrë miratimin dhe të zbatohet. E vetmja pyetje është si do ta bëjmë këtë? Me bashkëpunimin e të gjitha partive? OPDAT ka përgatitur një draft që është i mirë me sinqeritet në zbatim të Venecias, por si paketë siguron një themel të mirë”, mësohet të jetë shprehur ambasadori amerikan Donald Lu.

Në të njëjtën linjë me të, edhe ambasadorja e BE-së tha se nëse nuk ka ndërhyrje të thellë në këtë reformë, ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë në rrugën e integrimit.

“Keni të drejtë sovrane të merrni vendimet tuaja. Kurse detyrimi im është t’ju tregoj ju avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Ne kemi investuar kapital politik, para dhe ekspertizë. Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të thellë e të plotë në këtë reformë, nuk mund të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE-së”, ka thënë Vlahutin.

Ish-ministri Genc Pollo është shprehur se është e papranueshme që deputetit t’i thuhet votoje pa e lexuar.

“Është e papranueshme ajo që kam lexuar nëpër gazeta se ambasadorët i thonë deputetëve që do të turpëroheni nëse nuk e votoni tani kështu. Nuk pranohet që deputetit t’i thuhet votoje pa e lexuar. Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje je hajdut, antieuropian, antiamerikan etj”, ka thënë Pollo.

Ndërkaq, Lulzim Basha, deklaroi pas mbylljes së takimit se Partia Demokratike është mbështetësja më e qartë dhe më e vendosur e reformës në drejtësi. Kushti i vetëm i PD-së është moskapja politike e drejtësisë. Kemi mirëkuptimin e plotë të tejkalimit të rezistencës së pushtetit që mbron korrupsionin”, tha Basha para mediave, i cili shtoi se nuk ka rëndësi koha kur do të votohet reforma por produkti i saj.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO
Politikë

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?
Politikë

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”
Ekonomi

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Lajme të tjera
Tërhiqet gjykata, fitojnë qytetarët, Veliaj: Fituam betejën, lufta për drejtësi vazhdon

Tërhiqet gjykata, fitojnë qytetarët, Veliaj: Fituam betejën, lufta për drejtësi vazhdon

Adoleshenti 15-vjeçar zbulon vendbanimin e harruar të fisit Maja

Adoleshenti 15-vjeçar zbulon vendbanimin e harruar të fisit Maja

Qytetarët në Kosovë informohen për sëmundjen e zemrës së lodhur

Qytetarët në Kosovë informohen për sëmundjen e zemrës së lodhur

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

12 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

12 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

14 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist