Gara më prestigjioze e futbollit në Europë është gati të nisë edicionin e saj të ri. Shumë data, shifra historike do ndryshojnë pasi të startojnë ndeshjet e para të fazes së grupeve. Skuadra me më shumë gola të shënuar, më shumtë të pësuar; skuadra me më shumë fitore, ajo me më shumë humbje, si dhe gjithçka tjetër mund t`i mësoni tashmë në prag të fillimit të edicionit të ri.
“Tesheshi.com” u sjell 100 gjërat që nuk i keni ditur më parë për Ligën e Kampionëve:
1. Real Madrid është skuadra që ka realizuar më së shumti gola në histori, gjithsej 439…
2. Gjithashtu edhe ajo që ka pësuar më shumë, gjithsej 231.
3. Porto është skuadra që ka pësuar më shumë humbje që nga fillimi i Ligës së Kampionëve, 51.
4. Ibrahimovic, Anelka dhe Saviola janë futbollistët që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve me gjashtë skuadra të ndryshme.
5. Rayan Giggs, është futbollisti me më së shumti edicione të luajtur në Ligën e Kampionëve, gjithsej 19.
6. Iker Casillas është futbollisti që ka zhvilluar më së shumti minuta deri këtë edicion 13.450
7. … dhe Raul me 11.999 minuta të luajtur në fushën e lojës.
8. Henry është futbollisti me më së shumti penalti të dala huq, 5.
9. Ibrahimovic dhe David Luiz janë dy futbollistët që kanë marrë më së shumti kartona të kuq.
10. Ballota mban rekordin e lojtarit më të vjetër ndonjëherë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve, me 43 vjet e 252 ditë.
11. Cristiano Ronaldo është lojtari që ka fituar 14 ndeshje rradhazi, më së shumti në histori.
12. Ofori-Quaye me 17 vjet e 194 ditë është futbollisti më i ri që ka shënuar ndonjëherë.
13. Wenger është trajneri me më së shumti edicione të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, ky edicion do të jetë i 19-ti.
14. Ancelotti është trajneri që ka drejtuar gjashtë skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve.
15. Ferguson është trajneri me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, 190.
16. Wenger është trajneri me më së shumti humbje, 49.
17. Edicioni 2000/01 të cilin e fitoi Bayern Mynih, ishte edicioni me më së shumti gola të realizuar.
18. Pa llogaritur fazën e play offit, në total gjithsej janë zhvilluar 2533 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
19. Me një bilanc si vijon: 1261 të cilat kanë përfunduar me fitoren e vendasve, 622 barazime dhe 650 me fitore të skuadrave mysafire.
20. Nga gjithë këto ndeshje janë realizuar 6783 gola.
21. Janë akorduar 534 penalti, prej tyre 125 janë huqur.
22. Rezultati që është përsëritur më së shpeshti është 1-1. Me këtë rezultat kanë përfunduar 280 ndeshje.
23. Porto, Bayern Mynih, Manchester United dhe Real Madrid janë skuadra që kanë zhvilluar 20 edicione në Ligën e Kampionëve.
24. Ndeshja me më së shumti gola ka qenë ajo ndërmjet Monacos dhe Deportivos (sezoni 2003/04) që përfundoi 8-3.
25. Ndeshja ndërmjet Glasgow Rangers – Unirea e sezonit 2009/10 është ndeshja me më së shumti autogola të shënuar, 3.
26. Finalja e sezonit 2013/14, ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit është finalja me më së shumti kartona të verdhë, 12.
27. Arsenal është skuadra ndaj të cilës janë akorduar më së shumti penalti, 22.
28. Juventus është skuadra me më së shumti ndëshkime me kartona të kuq, 20.
29. Kim Milton Nielsen është gjyqtari që ka drejtuar më së shumti ndeshje në Ligën e Kampionëve, gjithsej 53.
30. Franca është vendi nga kanë luajtur më së shumti lojtarë në Ligën e Kampionëve, gjithsej 471 lojtarët të këtij nacionaliteti kanë luajtur të paktën një herë në këtë kompeticion.
31. Në total janë paraqitur 124 nacionalitete të ndryshme në Ligën e Kampionëve.
32. Amokachi është futbollisti i parë që realizoi gol në Ligën e Kampionëve.
33. Messi dhe Luiz Adriano mbajnë rekordin sa i përket golave të realizuar në një ndeshje, 5.
34. Totti është futbollisti më i vjetër që ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve, me 38 vjet e 59 ditë.
35. Babayrao është futbollisti më i ri që ka debutuar në Ligën e Kampionëve me 16 vjet e 86 ditë.
36. Liga Spanjolle është kompeticioni me më së shumti garues që kanë zhvilluar të paktën një edicion në Ligën e Kampionëve ( Altetico Madrid, Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao, Real Sociedad, Villarreal, Malaga, Valencia, Sevilla, Deportivo, Mallorca, Celta dhe Betis).
37. Figo dhe Van Nisterlooy me nga 10 gola janë futbollistë që kanë realizuar më së shumti nga pika e bardhë.
38. Me 52 barazime, Manchester United është skuadra që ka përjetuar më së shpeshti rezultatin baraz.
39. Barcelona është skuadra që ka realizuar më së shumti gola në portën e saj, gjithsej 9.
40. Van Basten është futbollisti i parë që arriti të realizoj het-trik, një të tillë e arriti në ndeshjen Milan 4-0 Goteborg në sezonin 1992/93.
41. Glasgow Rangers është skuadra e parë që arriti të fitoj në udhëtim. Një gjë të tillë e bëri në sezonin 1992/93 përballë rusëve të CSKA Moskës, (0-1).
42. Fitorja më e lartë në udhëtim është ajo e Shakthar Donetsk ndaj Bate Borisovit dhe ajo e Marsejit ndaj Zilinas, (0-7).
43. Real Madridi është skuadra që ka dështuar më së shumti penalti, 11.
44. Barcelona është skuadra që ka provokuar më së shumti kartona. Kundërshtarët kanë pranuar 49 kartona të kuq në duel me azulgranat.
45. Real Madrid është skuadra që ka realizuar më së shumti fitore brenda një edicioni, gjithsej 12. Kjo ndodhi në sezonin 2001/02.
46. Maccabi Haifa në edicionin 2009/10 dhe Deportivo në 2004/05 janë skuadrat e vetme që e kanë mbyllur kompeticionin pa shënuar asnjëherë.
47. Casillas është lojtari me më së shumti ndeshje si titullar dhe komplet të zhvilluara, 149 dhe 145 rrespektivisht.
48. Nesta është futbollisti që ka realizuar më së shumti ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, 99.
49. Vanden Borre është lojtari me bilancin më të keq në Ligën e Kampionëve, duke mos fituar dot në 23 ndeshje.
50. Xavi, është futbollisti me më shumti fitore, 91.
51. Raul është futbollisti i parë që ka regjistruar mbi 100 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
52. Cristiano Ronaldo është futbollti që ka hapur më së shumti ndeshje sa i përket golave, ai ka realizuar gjithsej 29 herë gol i pari.
53. Goleada më e madhe në histori të Ligës së Kampionëve është ajo e Liverpoolit ndaj Beshiktashit në edicionin 2007/08. Ajo ndeshje pati përfunduar 8-0 në favor të “redsave”.
54. Pyol është kapiteni i cili ka ngritur më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve, gjithsej 3.
55. Roy Makay ka realizuar golin më të shpejtë në Ligën e Kampionëve pas 10.92 sekondave lojë në duel me Real Madridin më 7 mars të vitit 2007.
56. Milan është skuadra që ka luajtur në më së shumti finale (6), pastaj vjen Bayern, Barcelona dhe Juventus (5), Real Madrid dhe Manchester United (4).
57. Juventus është skuadra që ka humbur më së shumti finale (4), e pasojnë Milani dhe Bayern (3).
58. Barcelona, Real Madrid dhe Porto janë skuadrat e vetme që nuk kanë humbur asnjë finale të Ligës së Kampionëve.
59. Cristiano Ronaldo është lojtari që ka realizuar më së shumti gola gjatë një edicioni të Ligës së Kampionëve, gjithsej 17. Sezoni 2013/14.
60. Rezultati më i thellë i një ndeshje finale ishte ai ndërmjet Milanit dhe Barcelonës 4-0 në 18 majin e vitit 1994.
61. Finalja me më së shumti gola ishte ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit që pat përfunduar 3-3. Ndodhi kjo më 25 maj të vitit 2005.
62. Vetëm pesë lojtarë në histori ia kanë arritur të realizojnë dy gola në një ndeshje finale: Daniele Masaro (93-94), Karl Heinz Riedle (96-97), Hernán Crespo (2004-2005), Inzaghi (2006-2007) dhe Diego Milito (2009-2010).
63. Vetëm katër lojtarë në histori ia kanë arritur qëllimin të realizojnë në dy finale të ndryshme: Raúl (1999-2000 dhe 2001-2002), Cristiano Ronaldo (2007-2008 dhe 2013-2014), Leo Messi (2008-2009 dhe 2010-2011) Samuel Eto’o (2005-2006 dhe 2008-2009).
64. Carlo Ancelotti është trajneri që ka ngritur më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve, gjithsej 3: 2003-2004, 2006-2007, 2013-2014.
65. Vetëm tre trajnerë ia kanë dalur që të fitojnë Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme: Jose Mourinho (Porto – Inter), Otmar Hitzfeld (B.Mynih – B.Dortmund) dhe Carlo Ancelotti (Milan – Real Madrid).
66. Raymond Goethals është trajneri më i vjetër që ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, me Olimpik Marsejë si 71-vjeçar.
67. Nga shtatë ndeshjet që kanë shkuar në shtesa, në gjashtë prej tyre u desh të ekzekutoheshin penalltitë: Juventus (vs Ajax 1995-1996), Bayern (vs. Valencia 2000-2001), Milan (vs. Juventus 2002-2003), Liverpool (vs. Milan 2004-2005), Manchester United (vs. Chelsea 2007-2008) dhe Chelsea (vs. Bayern 2011-2012).
68. Vetëm njëra është zgjidhur në kohën shtesë. Ajo ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit në sezonin 2013/14, që përfundoi 4-1 në favor të “mbretërve”.
69. Lojtari më i vjetër që ka zhvilluar një ndeshje është: Costacurta me 40 vjeç e 213 ditë në ndeshjen AEK Athens – Milan, më 21-11-2006.
70. Clarence Seederof është futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme (Ajaxin 95-tën, Madridin 98-tën dhe Milanin 2003-2007).
71. Frank Rajkard është i vetmi person që ka fituar Ligën e Kampionëve si lojtar dhe si trajner. Me Ajaxin e fitoi si lojtar në vitin 1995 dhe me Barcelonën si trajner në vitin 2006.
72. Finalja më e përsëritur është ajo ndërmjet Milanit dhe Liverpoolit, dy herë. Në vitin 2005 dhe 2007 me dy skuadrat që e fituan nganjëherë.
73. Real Madrid dhe Bayern Mynih janë skuadrat që kanë fituar më së shumti ndeshje rradhazi, gjithsej 10.
74. Deri këtë edicion, të paktën 130 ekipe kanë marrë pjesë të paktën një edicion në Ligën e Kampionëve.
75. Barcelona është skuadra që ka fituar më së shumti ndeshje në udhëtim, gjithsej 45.
76. Nga sezoni 1992/93 të paktën në 20 stadiume është zhvilluar nga njëherë finalja e Ligës së Kampionëve.
77. 13 kampionë kanë qenë të ndryshëm që e kanë fituar Ligën e Kampionëve.
78. Vetëm pesë skuadra kanë humbur të gjitha ndeshjet që i kanë zhvilluar në Ligën e Kampionëve; Otelul Glati, Kosice, Debrecen, Levski Sofia dhe Zilina.
79. Përballja më e shpeshtë në Ligën e Kampionëve është ajo ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Mynihut, gjithsej 22 herë.
80. Ndërkohë, përballja më e shpeshtë e skuadrave që vijnë nga vendi njejtë është ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas, gjithsej 10 herë.
81. Në pesë finale ka ndodhur të garojnë skuadrat nga vendi i njëjtë.
82. Dhe vetëm njëherë nga një qytet i njëjtë.
83. Desailly, Paolo Sousa, Pique dhe Eto janë futbollistët e vetëm që kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve dy sezone rradhazi.
84. Lipi, Ferguson dhe Ancelotti janë trajnerët që kanë drejtuar më së shumti finale, secili nga katër.
85. Rijkard është i vetmi që ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve si lojtar dhe si trajner.
86. Heynckes, Benitez, Guardiola, Ancelotti, Luis Enrique dhe Roberto Di Matteo janë trajnerët e vetëm që kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e tyre të parë me skuadrat e tyre.
87. Chelsea është kampioni i vetëm (2012) i kësaj gare që nuk ka arritur të kalojë as fazën e grupeve sezonin e rradhës.
88. Athina dhe Londra janë qytet e vetme që ia dolën të kenë tre skuadra në fazën e grupeve. Athina në sezonin 03-04 me Olympiacos, Panathinaikos dhe AEKA; dhe e Londrës poashtu në sezonin 03-04 me Chelsea, Arsenal dhe Tottenham.
89. Vetëm Juventus (1996) dhe Borusia Dortmund (1997) ia kanë dalë të shpallen kampionë në qytetin e tyre.
90. Vetëm Liga Spanjolle ka qenë në gjendje të përsërisë suksesin në Ligën e Kampionëve, duke e fituar dy herë rradhazi.
91. Dy vëllezër kanë fituar të paktën një herë Ligën e Kampionëve: Frank dhe Ronald de Boer, Gary dhe Phil Neville dhe Gabi dhe Diego Milito.
92. Lojtarët brazilianë janë ata që kanë realizuar më së shumti gola në Ligën e Kampionëve, 747.
93. Raul është futbollisti i parë që ka realizuar 50 gola në Ligën e Kampionëve.
94. Van Tiggelen është futbollisti i parë që u ndëshkua në Ligën e Kampionëve me PSV.
95. Alex Ferguson është trajneri i parë që ka arritur të drejtojë skuadrën në 100 ndeshje.
96. Gjithsej 3002 gola janë realizuar në pjesën e parë.
97. Dhe 3.764 në pjesën e dytë.
98. Gjithsej 9 gola janë realizuar në shtesa.
99. 5.848 lojtarë kanë zhvilluar të paktën një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
100. Dhe 343 trajnerë që kanë drejtuar të paktën një ndeshje.
/tesheshi.com/