Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do promovojnë dhjetë vëllime të librave “Kujtesa e Kosovës –100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”.
Këto janë 100 rrëfime autentike dhe shumë të çiltra që shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot. Ato vijnë në rreth 5000 faqe transkriptesh të 100 intervistave me 100 pleq dhe plaka mbi 80 vjeç, gjenerata të cilat kanë kaluar nëpër luftëra botërore por edhe ato të pragut të shtëpisë.
Ky projekt unik ka për qëllim mbledhjen, dokumentimin, publikimin dhe promovimin e historive gojore të personave të moshuar të Kosovës dhe që përmes trajnimit të formohet një model dhe një qendër informative dhe trajnuese për krijimin e një bashkëpunimi të fuqishëm për historinë gojore në mes të studentëve, stafit të Bibliotekës, hulumtuesve të rinj dhe përfaqësuesve joqeveritar.
Ky është projekti i parë i këtij lloji, dhe dokumentimi i tij do të japë një perspektivë më shumë për rrugët e jetës së banorëve të Kosovës. /tesheshi.com/