Italia triumfon në “The World’s 50 Best Restaurants”, e njohur ndryshe si gara Oscar më gastronomi. Në edicionin e 15-të të këtij eventi, fitorja absolute shkoi për Osteria Francescana në Modena.
Për lokalin e Massimo Bottura është një sukses absolut, pasi ky është vlerësimi i parë i një lokali italian, në këtë renditje. Ky restorant ishte renditur i dyti në vitin 2013 dhe 2014. Ceremonia këtë vit u mbajt në New York, ku Bottura u vlerësua si kuzhinieri më i mirë në botë. Në kuzhinën e tij shefi modenez, arrin të përziejë kreativitetin tradicional me atë eksperimental, duke mundësuar shije unike.
10 restorantet më të mirë në botë
Osteria Francescana- Modena, Itali
El Celler de San Roca- Girona, Spanjë
Eleven Madison Park- New York, SHBA
Central- Lima, Peru
Noma- Kopenhagen, Danimarkë
Mirazur- Menton, Francë
Mugaritz- San Sebastian, Spanjë
Narisawa- Tokio, Japoni
Steirereck- Vjena, Austri
Asador Extebarri- Axpe, Spanjë /tesheshi.com/