Gjuhët janë një pasqyrim i mendimeve të njerëzve, mënyrës si llogjikojnë, se si e shohin botën përreth dhe si sillen në përditshmëri. Më shumë se një mjet komunikimi gjuhët janë një filozofi jete. Në disa gjuhë folësit e saj e përjetojnë ndryshe një shprehje apo fjalë nga folësit e një gjuhe tjetër dhe siç ka thënë Emersoni: “gjuhët janë lente shumëngjyrëshe që ngjyrosin botën me nuancat e tyre”.
Në turqisht gjithashtu, përmes shprehive të ndryshme pasqyrohet një lloj mënyre të llogjikuari qoftë në ndjesi, urata apo ngushëllime.
- Kolay Gelsin- “punë e mbarë”
Fjalë për fjalë mund të përkthehet “punë e mbarë”, por në fakt është më tepër se aq. Shprehja “kolay gelsin” mbart në vetvete një uratë dhe një lutje për dikë që çdo gjë t’i shkojë mbarë dhe me lehtësim.
- Yakamoz – “pasqyrimi i hënës në ujë”
Kjo fjalë tregon dhe për romanticitetin që e karakterizon si popull, saqë kanë një fjalë të caktuar edhe për këtë fenomen.
- O – “Ai, ajo, një send”
Me fjalën “o” mund të flitet për vetën e tretë pavarsisht gjinisë apo të qenit frymorë, jofrymor, kafshë apo njeri.
- Kara Sevda – “dashuri e verbër dhe e pashpresë”
Fjalë për fjalë përkthehet si “dashuri e zezë”, por në fakt është më tepër se aq: është një dashuri e verbër dhe një dashuri e pashpresë deri në delir.
- Hocam – “mësuesi/mësuesja ime”
“Hoca” quhet mësuesi, ndërsa prapashtesa “m” është për të përcaktuar pronësi pra “mësuesi im” është si për të thënë “i dashur mësues”. E veçanta e kësaj shprehje është se mund të përdoret për çdo kënd që dhuron dije, që të mëson diçka në jetë, që është më i ditur, më i mençur dhe më i urtë se personi që po i drejtohet.
- Abi, Abla, Amca, Teyze, Kızım, Oğlum …
Praktikisht fjalët e mësipërme janë tregues të një lidhje gjaku si: vëlla, motër, xhaxha, teze, bijë dhe vëlla, mirëpo në kontekste të ndryshme përdoren për të treguar afrimitet, dhembsuri, dashuri dhe respekt për dikë. Në fakt edhe në shqip kemi shprehje të tilla edhe pse kohët e fundit nuk përdoren më aq shumë, vetëm se në raste të rralla.
- Güle Güle Kullanın – “E gëzofsh!”
Fjalë për fjalë i bie “e përdorsh plot buzëqeshje, pra i/e lumtur” dhe që është një lloj versioni i shprehjes”e gëzofsh” pra kur dikujt i dhurojmë ose i dhurohet diçka”.
- Hoş geldin dhe Hoş bulduk – “Mirë se vjen” dhe “Mirë se ju gjeta”
Fjalë për fjalë do të thotë “po dhuron gëzim me ardhjen tënde” dhe “gjeta gëzim duke ardhur në mesin tuaj”. Praktikisht është një formë mbushur me më shumë emocione dhe rrespekt për të thënë”mirëserdhe” dhe “mirësejugjeta”.
- Yalan Dunya – “Botë gënjeshtare”
Botë mashtruese! Është shprehja që përdoret në raste ngushëllimi për humbjen e diçkaje apo të dikujt, për të thënë se nuk duhet mërzitur sepse kjo botë nuk është gjë tjetër vetëm se një mashtrim, një botë kalimtare.
- Elinize Sağlık – “Të lumshin duart!”
Për t’i uruar dikujt të “lumshin duart” për punën që ka bërë përdoret pikërisht kjo shprehje që fjalë për fjalë do të thotë “paçin shëndët duart e tua”. Përdoret jo vetëm në rast se shijojmë ndonjë ushqim dhe e urojmë atë që e ka përgatitur por edhe për punë të tjera të sukseshme sidomos punë dore. /tesheshi.com/