Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, duke folur për mediat në lidhje me grabitjen e 1 milion eurove në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ka larguar përgjegjësinë nga policia, duke thënë se është përgjegjësi e koncesionarit “Tirana International Aeroport” dhe kompanisë private për sigurinë fizike.
Hodaj tha se vetë policia e ka të ndaluar të patrullojë në aeroport dhe kontrolli i kamerave IÇTV bëhet nga kompania e kontraktuar nga TIA.
“Në sallën e monitorëve të mbikëqyrjes me kamera nuk ka asnjë punonjës të policisë dhe mbikëqyrja bëhet nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë”, ka deklaruar Hodaj.
Në vijim ai ka ndërtuar gjithë skenën e zhvillimit të ngjarjes, ndërsa policia vijon të jetë ende në kërkim të autorëve të grabitjes. /tesheshi.com/