Auto Dak
Auto Dak

Zjarret e çmendura: Cili do jetë fati i Australia Open?

Pavarësisht zjarreve të tërbuaar nëpër Australi për muaj të tërë, organizatorët e Australian Open kanë thënë që ata nuk do vonojnë fillimin e turneut të tenisit Grand Slam, i cili zhvillohet në gjysmën e dytë të janarit.

Zjarret e çmendura që nga shtatori kanë vrarë të paktën 25 njerëz, qindra mijëra kafshë, si dhe kanë shkatërruar miliona hektarë dhe rreth 2,000 shtëpi.

Cilësia e ajrit në Melburn është përshkruar si “shumë e pashëndetshme”, por organizatorët e turneut kanë përfshirë masa shtesë për të mbajtur eventin e famshëm në kohë.

“Parashikimet janë të mira. Ne nuk presim vonesa dhe janë ndërmarrë masa shtesë për të lejuar që Australian Open të mbahet siç është caktuar. Si gjithmonë, shëndeti dhe siguria e lojtarëve, stafit dhe tifozëve tanë është një përparësi, kështu që ne kemi futur burime shtesë në analizë, monitorim dhe logjistikë për ta siguruar këtë gjatë turneut”, tha drejtori i tij Craig Tiley, raporton BBC.

Ai shtoi se ekspertët meteorologjikë dhe të cilësisë së ajrit do të punësohen gjatë turneut për të analizuar kushtet e lojës në kohë dhe në vend. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts