Auto Dak
Auto Dak

Zgjedhjet e pjesshme lokale në veri të Kosovës, mesazh për “mosdjegie mandatesh”

Në katër komunat serbe të Veriut të Kosovës po zhvillohen zgjedhjet të pjesshme lokale, kjo pas “djegies së mandateve” nga  katër ish-kryekomunarë, të cilët u dorëhoqën si reagim ndaj taksës për mallrat serbe.

Presidenti Thaçi përshëndeti këto zgjedhje, duke thënë se ato janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

 “Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, vizitoi disa qendra votimi në Veri, duke thënë se shpreson që asnjëri nga kryetarët, që do të zgjidhet, nuk do të japë dorëheqje, ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts