Zëri i Brukselit në Tiranë: jo dhunë në protestën e së shtunës

Duke gjykuar situatën politike të tendosur në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës të shtunës më 16 shkurt, nga Brukseli vjen apeli për t’ju shmangur çdo shfaqjeje dhune.

Ka qenë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ai i cili ka vlerësuar organizimin e protestës si tregues i demokracisë, por njëherësh, po në emër të parimeve demokratike, pa dhunë.

“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira”, tha Soreca në një prononcim për DW.

Gjithsesi, diplomati europian ka kërkuar zëvëndësimin e reagimit në rrugë me atë në institucione.

“Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, tha ambasadori Soreca. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts