Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zbardhja e “Babales”, Salianji tregohet stoik: Agron Xhafaj është aty!

Zbardhja e dosjes “Babale”, deri në pikën e provës se zëri i pretenduar i Agron Xhafajt – gjithnjë nga ana e opozitës – është në fakt i dikujt tjetër, më saktë i kunatit të Agim Veliut, alias Babale, Fredi Alizoti, nuk e ka çuar drejt tërheqjes deputetin demokat Ervin Salianji, më aktivi në këtë aferë politike.

Ai, i ftuar në Open në TCH, ka treguar stoicizëm në mbrojtjen e vetvetes – pasi rrezikon dhe penalizimin ligjor – e rrjedhimisht, në mbrojtjen e versionit se Agron Xhafaj ka folur me Agim Veliun.

“Prokuroria nuk mund të mohojë faktet. Tabulatet telefonike si shkatërron dot. Ato janë me fakte si prova.

‘Babalja’ ka folur me Agron Xhafajn, numri i Agron Xhafajt është aty. E ka marrë në telefon vetë atë ‘Babalen’ që ai e tall”, tha Salianji, cituar nga TCH.

Nga ana tjetër, ai ka intimiduar politikisht punën e Krimeve të Rënda, kur tha se “Kryeprokuroria nuk ka rritur askund përveç thashethemeve. Edi Rama që në ditën e parë nuk ka folur fare, as Agron Xhafaj nuk ka dalë para publikut që të thotë ky nuk është zëri im. Mund të dilte të thoshte…Vetëm kur doli aktekspertimi në laboratorin italian. Prokuroria ka depozituar një material nga media, por ka dhe një material nga gazetari dhe ai që kemi depozituar ne një ditë pas publikimit. Ishin dhe dy zëra të tjera Agron Hyseni dhe Alizoti së bashku me zërin e Agron Xhafajt…”, kanë qenë disa nga arsyetimet e Salianjit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts