728 x 90 Leaderboard

Zbardhen faktet e tmerrshme të vrasjes së Oliver Ivanoviçit: ja rrëfimi i bashkëpunëtores së liderit serb të Kosovës

Ksenija Bozoviç, bashkëpunëtorja më e afërt e Oliver Ivanoviçit ka deklaruar për B92 se një komplot i tmerrshëm ka ndodhur ndaj ish-liderit të serbëve në veriun e Kosovës.

Bozoviç deklaroi se kamerat e lokaleve pranë selisë së partisë së Ivanoviçit janë fikur për më shumë se 10 minuta dhe nuk ka asnjë frame që të tregojë apo të përjetësojë krimin.

“Ivanoviç është ndjekur nga vrasësi dhe kamerat ishin të fikura gjatë vrasjes së tij”, tha Bozoviç.

Ajo thekson se hetimi për vrasjen e Ivanoviçit është lënë pas dore. Bozoviç ka dëshmuar dy herë në polici por askush nuk e ka marrë për bazë dëshminë e saj.

“Prokurorët e Beogradit më morën njëherë sa për të thënë pastaj askush nuk u kujtua. Ajo ishte një vrasje profesioniste e paralajmëruar dhe të gjithë e dinin se do të ndodhte por nuk e parandaluan”, tha Bozoviç.

Ajo shton se “organizatat ndërkombëtare tashmë e kanë regjistruar faktin e fikjes së kameras dhe kjo është konfirmuar. Për mua dikush nga ndërkombëtarët të flasë”.

Bashkëpunëtorja e Oliver Ivanoviçit thekson se policia ka ardhur në vendngjarje 20 minuta pas krimit dhe raportimi i parë i saj ka qenë “atak kardiak”.

“Përse nuk tregojnë se kush e mori në telefon? Ai është telefonuar para vrasjes. Gjurmët janë, përse e fshehin? Është skandaloze”, tha Bozoviç për B92.

Televizioni opozitar serb thekson se e prokuroria serbe ka rrjedhur informacione shumë të klasifikuara. Ksenija Bozoviç thekson se transferimi i çështjes në prokurorinë speciale më shumë se rregulloi, i prishi gjërat.

Ajo tregon edhe një fakt të tmerrshëm: “Oliver Ivanoviç u kërcënua publikisht. Kur ai është dashur të ketë një takim me gjeneralin e KFOR-it pasi ai ishte liruar nga burgu, diçka ndodhi. Oliver ishte një njeri i patrembur”, tha Bozoviç.

E pyetur nëse ajo po i referohej takimit të Ivanoviç me një oficer të KFOR-it ku flitej për një aksion për të pushtuar veriun e Kosovës nga Beogradi, Bozofviç nuk e mohon.

“Po, pikërisht kështu. Pikërisht kjo është, ai u akuzua se ka shitur Veriun. Më pas vdiq…” /tesheshi.com/

 

Related posts