Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vuçiç vlerëson Iranin për mosnjohen e Kosovës, e nxjerr “gënjeshtar” për sanksionet amerikane

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohoi pohimet e qeverisë iraniane, e cila tha se gjatë një bisede telefonike të tij me homologun Rouhani, ishte shprehur kundër sanksioneve amerikane kundër këtij vendi.

Në një deklaratë, Vuçiç tha se gjatë bisedës me Rouhanin, “ai 0nuk përmendi asnjë sanksion, pra, sanksione amerikane kundër Iranit”.

“Biseda ishte për marrëdhëniet tona bilaterale,” tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, një deklaratë nga autoritetet iraniane deklaron se Vuçiç “theksoi se Serbia gjithmonë ka kundërshtuar futjen e sanksioneve dhe presioneve mbi Iranin, duke thënë se vendi i tij qëndron pranë popullit iranian.”

Sipas një shpjegimi nga zyra e presidentit serb, Vuçiç shprehu angazhimin e tij për “zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik, pasi mbetet prapa marrëdhënieve të mira politike”.

“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia i është sinqerisht mirënjohëse Iranit për miqësinë me qëndrimin e saj parimor për mosnjohjen e Kosovës, si dhe mbështetjen për këtë çështje, megjithë presione të mëdha,” tha kabineti i Vuçiçit.

Vuçiç konfirmoi se ai “pranoi me kënaqësi” ftesën e Rouhanin për të vizituar Teheranin “pasi rrethanat ta lejojnë këtë”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com