Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vuçiç: ja pse “Air Serbia” s’ fluturon dot drejt Kosovës

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka kërkuar që në linjën e re ajrore Beograd-Prishtinë të mos fluturojë “Air Serbia”, por që të jetë një kompani ajrore tjetër dhe se fluturimi duhet të ndërmjetësohet nga KFOR.

Vuçiq theksoi se në përgjigje të padurimit të publikut për të mësuar se pse nuk doishte “Air Serbia” ajo që do fluturonte, po e sqaronte më në fund.

“Nuk është e përshtatshme të fluturohet me ‘Air Serbia’ për shumë arsye. ‘Air Serbia’ do të duhet të nënshkruajë marrëveshje me autoritetet e tyre të aviacionit, drejtoritë dhe aeroportin. Kështu që ishte shumë më e lehtë për ta bërë këtë përmes Lufthansa-s dhe ne kërkuam që KFOR-i të jetë ndërmjetësi”, tha Vuçiç për RTS.

Duke komentuar fjalosjet e shumta pas nënshkrimit të marrëveshjes, pikërisht ato sipas së cilave me linjën ajrore Beograd-Prishtinë kërcënohet pavarësa e Kosovës, Vuçiç tha se “në Prishtinë, pavarësia kërcënohet menjëherë pasi të shohin një serb.”

Ai shprehet se nuk e kupton që dikush në shekullin XXI të kritikojë krijimin e linjave ajrore apo ndërtimin e autostradave për tregti të lirë.

“Disa njerëz qëndruan në epokën e hershme feudale”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts