Vuçiç e konfirmon: e kam marrë planin e Perëndimit për Kosovën, s’jam aq i kënaqur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot pasdite, se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

B92 raporton se kjo është hera e parë që Vuçiç e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja. Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë, Greig Delawie, ka paralajmëruar se së shpejti do të nis raundi final i dialogut Kosovë-Serbi. /tesheshi.com/

Related posts