Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vrasja e Ivanoviçit, Haradinaj: ja ç’po ndodh me hetimet…

Kryeministri Ramush Haradinaj në seancën plenare lidhur me vrasjen e politikanit serb të Veriut, Oliver Ivanoviçit ka thënë se nuk përjashtohet asnjë pistë e dyshimtë që mund të çojë në zbardhjen e rastit.

Haradinaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka të drejtë, madje nuk ka as qasje në zhvillimet e fundit në hetime, mirëpo është i njoftuar se po zhvillohen hetime intensive.

“Jam i informuar prej organeve relevante se hetimet janë intensive dhe nuk është përjashtuar asnjë pistë”, deklaroi Haradinaj, pasi u pyet nga deputeti i komunitetit serb, Sllobodan Petroviç.

Ai thotë se mosbashkëpunimi me Serbinë rreth hetimeve pengon që zbardhja e vrasjes të ndodhë sa më shpejt.

“Kemi dashur bashkëpunim me pas shkëmbim të informatave edhe me Serbinë, por nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë drejtim, mirëpo mbesim të vendosur që të shkojnë deri në fund hetimeve në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

Kujtojmë se politikanë serbë, kanë hedhur disa herë dyshime se Ivanoviçi është vrarë nga Milan Radojiçiç, që njihet si njeriu që kontrollon Veriun, me të cilin Haradinaj ka pranuar se është takuar disa herë.

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, është vrarë më 16 janar para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com