Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vjen goditja amerikane për Ylli Ndroqin: mbështetje për SPAK dhe Policinë, të mos kontestohen

Ditë pas një sekuestroje të bujshme ndaj pronave të Ylli Ndroqit (alias Xhemail Pasmaçiut), ku përfshihet dhe TV Ora News, SHBA ka dalë në përkrahje të SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit për këtë aksion.

Si një mesazh për vetë Ndroqin, si dhe pë rata zëra nga politika apo media që kanë sulmuar dy organet e mësipërme, nga selia e Uashingtonit në Tiranë thuhet se “ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut”.

“Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin amerikan.

Kujtojmë se që nga themelimi i SPAK, goditja ndaj Ndroqit, i cili dyshohet se e ka bërë pasurinë me trafik droge, është më e bujshmja. Ndroqi gjithashtu konsiderohet si i afërt, së paku në linjë editoriale, me presidentin Meta dhe LSI-në. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts