Presidenti rus Vladimir Putin, u ul në aeroportin e Beogradit në mesditë, ku u prit nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç
Putini është në një vizitë zyrtare në Serbi, ku siç është njoftuar, po mirëpritet nga rreth 70,000 njerëz nga mbarë vendi, ardhja e të cilëve në kryeqytet është organizuar nga shumë organizata pro-ruse.
Me masat e sigurisë në nivelin më të lartë, siguria e Putinit, siç njoftohet, do të garantohet nga më shumë se 5,000 policë serbë dhe anëtarë të shërbimeve sekrete dhe rreth 300 deri 350 persona të sigurisë ruse, të cilët sipas mediave serbe arritën më parë këtë javë në Beograd.
Putin vjen në Beograd në një kohë kur zhvillimet në rajon janë të tendosura, prej zhvillimeve në Republika Srpska në Bosnje, prej raporteve të acaruara mes Beogradit e Prishtinës pas vendosjes së taksave doganore, si dhe nga fakti se Shkupi, pas ndërrimit të emrit po bëhet gati për në NATO.
Serbia është në delir këto orë, pasi e konsideron Putinin si “ëngjëll mbrojtës” në rrafshin gjeopolitik. /tesheshi.com/