reklama juaj ketu

Vizita e parë si president jashtë Amerikës: Trump niset drejt Arabisë Saudite

Presidenti amerikan, Donald Trump u nis drejt Arabisë Saudite për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në vizitën e tij tetëditore ai do të shkojë edhe në Izrael, në territoret palestineze, Bruksel, Vatikan dhe në Sicili.

Trump duket se do të largohet nga Shtetet e Bashkuara pikërisht në momentin kur përballet me një stuhi që shkaktoi shkarkimi i shefit të FBI-së, James Comey.

Megjithatë, udhëtimi po pritet me interes, pasi ai shkon në kryeqytetet e tre besimeve monoteiste më të mëdha në botë, Islamit, Judaizmit dhe Krishtërimit.

Trump do të marrë pjesë në samitin arabo-amerikan në Riad ku do të flaës për “shpresat e tij për një vision paqësor të Islamit”, në atë që ndihmësit e tij thonë se do të jetë një fjalim ku presidenti dëshiron të rezonojë me të gjithë botën dhe të shprehë vizionin e përbashkët për paqe, progres e prosperitet.

Ky fjalim po pritet me kureshtje, edhe për shkak se gjatë fushatës presidenciale, Trump shkaktoi trazira me apelet për ndalimin e hyrjes së muslimanëve në Amerikë për arsye sigurie. /tesheshi.com/