VIDEO/Ndodh në Kosovë, skuadrat shënojnë në koshin e gabuar

Ndeshja e basketbollit ndërmjet Bashkimit dhe Pejesës do të mbahet mend gjatë, jo për faktin se ishte një ndeshje cilësore mirëpo për vakinë që ngjau aty. Me të filluar ndeshja basketbollistët iu drejtuan koshave gabimisht duke bërë kështu që ata të shënojnë në kahjet e kundërta.

Gjyqtari kryesor, Xhavit Beqiri nuk e vërejti këtë lëshim deri sa ndërhyri delegati i ndeshjes Burim Korça për ta ndërprerë ndeshjen dhe për t’iu treguar basketbollistëve se në cilin kah duhet të shënojnë.

Krejt kjo ngjarje komike nuk u la pa u vërejtur edhe tek publiku i pranishëm i cili u befasua që tashmë skuadrat kishin realizuar pikë në harqet e tyre. /tesheshi.com/