Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Video virale: vrasësi më i madh në botë për të cilin njerëzit s’kanë frikë

Njerëzit ndonjëherë kanë frikë nga gjërat me të cilat nuk do të kishin kurrë  kontakt, ndërsa lënë pas dore disa shkaqe reale.

Media sociale qarkullon një video që përshkruan grafikisht shkaqet e vdekjeve nga njerëzit në mbarë botën.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetit, National Geographic dhe BBC, tregojnë shumë qartë se gjërat nga të cilat frikësohen njerëzit shpesh nuk janë aq vdekjeprurëse.

Për dallim nga gjarpërinjtë, peshkaqenë dhe të ngjashëm me ta, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut vrasin rreth 18 milion njerëz në vit, që është më shumë se çdo shkak tjetër i vdekjes i kombinuar.

Autorët e kësaj video, sidoqoftë, pohojnë se të dhënat janë të paplota, ose se ka shkaqe të tjera të vdekjes, por edhe kjo tabelë e “cunguar” tregon qartë se nga çfarë duhet të kemi frikë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com